Tirana po përgatitet për afrime të rëndësishme në merkato, por së fundmi “Panorama Sport” mëson se bardhebluve i është bllokuar merkato nga FIFA.
Kampionët e Shqipërisë nuk mund të regjistrojnë. Vendimi ka ardhur për shkak të një detyrimi të papaguar ndaj futbollistit afrikan Moktar Cise. Klubi ka humbur gjyqin prej 200 mijë eurosh me futbollistin.
