Categories Sport

Lampard drejt largimit nga Chelsea? Kush është trajneri që pritet ti zëjë vendin

Chelsea, sipas raportimeve, po konsideron largimin e Frank Lampard nga detyrat e tij si trajner kryesor. Blutë ishin në fillim të sezonit si pretendentë të mundshëm për titullin e Premier League, por paraqitja zhgënjyese ka bërë që ata humbin katër nga shtatë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat. Gjigantët kryeqytetas kanë marrë vetëm një fitore nga gjashtë përballjet e tyre të fundit në kampionat, ndërkohë, për të zbritur në vendin e tetë në tabelë, shtatë pikë larg fundit.

Humbja e fundit ndaj Manchester City ka bërë që drejtuesit të mendojnë seriozisht largimin e Lampard. Londinezët e kanë të vështirë të jenë konkurrues duke humbur shumë terren në raport me rivalët në Premier League. Ky ishte një vit ku drejtuesit prisnin diçka ndryshe pasi nuk u kursyen aspak në tregun e transferimeve duke i dhuruar trajnerit elementë shumë cilësorë dhe të kushtueshëm si Timo Werner apo Kai Havertz. As ky fakt nuk ka mjaftuar dhe në Londër po flitet gjithnjë e më shumë për një shkarkim të mundshëm të Lampard.

Sipas mediave angleze, vendin e tij në krye të Chelsea mund ta marrë Thomas Tuchel. Ish-trajneri i PSG pëlqehet shumë nga drejtuesit e bluve, për momentin është i parë në listë nëse Lampard nuk arrin t’i jap një kthesë të fortë këtij sezoni që po shkon drejtë dështimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME