Categories Lajme

‘Për test mund ta çojmë një pacient nga Konispoli në Tropojë’, Brataj dhe Manastirliu në ‘delir’ për 36 ambulancat e reja

Kreu i qeverisë Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, kanë inaguruar blerjen e 36 ambulancave të reja që i shtohen ekipit të urgjencës. Të entuziasmuar nga kjo blerje, që në fakt do të ishte turpëruese për çdo shtet që synon anëtarësimin në BE, në vitin 2021 të diskutohet për ambulanca, Brataj tha se për testim një pacient mund të transportohej pa asnjë shqetësim nga Konispoli në Tropojë.

“Për ta testuar ne mund ta çojmë një pacient nga Konispoli në Tropojë, ambulancat janë njësoj si të ishin në spitale. Ambulancat do të shkojnë në të gjithë vendin”, tha Brataj, dhe la të kuptohej se pacientët Covid mund të trajtohen brenda tyre. Për një skenar të tillë foli dhe ministrja Manastirliu, e cila tha se ambulancat do të jenë në dispozicion për çdolloj skenari. “Të mendosh zoti kryeministër që më parë qytetarët tranportoheshin me mjete private, tashmë do të transportohen me ambulanca dhe me ekip të specializuar. Janë të pajisura me oksigjen, për të qenë gati për çfarëdolloj skenari që mund të na duhet”, u shpreh Manastirliu.

Teksa shpërndan videon e eventit , vetë Rama shkruan në postimin e tij: Me 36 autoambulancat e reja moderne, përmbyllet programi i transformimit të flotës sonë të Urgjencës Shëndetësore, nga një inventar karakatinash me 4 rrota në një fuqi të motorizuar e të pajisur me standardet më të mira europiane. Imagjinoni vetëm sikur pandemia ta kishte gjetur Shqipërinë me katërrrotakët e katërshes së sotme opozitare dhe sidomos me LSI në drejtimin e shëndetësisë, se çfarë hataje kombëtare do të kishte qene. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME