Categories Sport

Ja çfarë ka ofruar Perez për Kylian Mbappe

Real Madrid pavaresisht refuzimi të PSG për shitjen e Mbappe për 220 milionë euro, nuk po dorëzohet. Duket se trasferimi 23-vjeçarit është pezull, duke u shtyrë për në dimër.Prej muajit janar sulmuesi francez është i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë dhe mediat në Paris raportojnë se Mbappe është gati të firmosë një kontratë 6-vjeçare me “Los blancos”, nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro pagë vitin e parë dhe nga 20 milionë euro neto në 5 vitet në vijim.

Nga ana tjetër, Florentino Perez synon ta blindojë sulmuesin francez jo vetëm me një kontratë afatgjatë, por edhe me një klauzolë stratosferike prej plot një miliardë eurosh, aq sa e ka pasur dikur Cristiano Ronaldo dhe e kanë aktualisht Bale e Benzema. Natyrisht që asnjë klub nuk mund të marrë përsipër të paguajë një shifër të tillë, ndaj edhe kjo klauzolë ka më shumë vlerë simbolike, pasi i jep klubit pozita vendimmarrëse në lidhje me të ardhmen e futbollistëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME