Categories Lajme

Ja çfarë ndodhi me ambulancën që transportoi policen e plagosur

Përplasja e sotme mes policisë dhe protestuesve para parlamentit ku pati të plagosur nga të dyja krahët, solli edhe një rast skandaloz.

Mjeti me të cilin u dërgua për në spital, policja e plagosur në dorë Ina Nuku, ka qenë në kushte vërtetë të këqija dhe skandaloze.

Sipas denoncuesve, ambulanca jo vetëm ishte prej vitesh pa kontrollin e detyrueshëm teknik, pa sistem frenimi e me sirenë jashtë funksioni, por sot aty nuk ka patur asnjë mjek! Madje jo vetëm kaq, por nuk ka patur as oksigjen dhe asnjë mjet tjetër që mund të ofrojë një ndihmë sado minimale për pacientin.

Denoncimi:

Sot ne oret e para te mengjesit eshte caktuar te stacionohet nje Ambulance e Urgjences se Tiranes prane Kuvendit te Shqiperise. Ambulanca me targa Tr 9917 K ka disa vite qe eshte e pakualiduar dhe e pasiguruar,nuk ka sistem frenimi ,nuk ka feneline dhe sirene, nuk i punojne asnje nga sinjalet dhe as boria. Sot ne kete Ambulance nuk ka pasur Mjek! Ne kete Ambulance kane qene dy infermiere femra, njera e sapo ardhur nga leja e lindjes, dhe tjetra infermire ne prag pensioni si dhe shoferi. Ne Ambulance nuk ka pasur oksigjen dhe asnje mjet tjeter qe mund te jepte qofte edhe nje ndihme sado te vogel dhe minimale. Sapo ka ndodhur demtimi i efektives se Policise,eshe kerkuar ndihme nga Ambulanca, dy Infermiret kan bere c’fare kane mundur, duke e fashuar dhe duke e mbajtur nen kontroll hemoragjine dhe te demtuaren,si dhe shoferi eshte munduar te rrugetoj sa me shpejt ne drejtim te Spitalit te Traumes. Ne Ambulance kane jane ngjitur edhe efektive te tjere te Policise dhe kolege te te demtuares,por ata kane mbetur pa fjale kur kane pare dhe kuptuar se Amulanca eshte pa asnje mase sigurimi dhe pa asnje aparature per dhenjen e ndihmes se pare sado e vogel qofte ajo. Cdo gje eshte e vertetuar nga punonjesit e policise te cilet nga Kuvendi i Shqiperise derin ne spital te Traumes kane zbritur disa here ne rrugetim per te hapur rrugen Ambulances pasi edhe sirenta mungonin. Pamjet tregojne sado pak ate cfare ka kjo ambulance ne dukje te pamjes se pare me sy te lire.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME