Categories Politike

Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për “ultimatumin” e ambasadores Yuri Kim

Në Shqipëri, ambasadorja amerikane Yuri Kim i është drejtuar me një letër drejtuesve politikë shqiptarë që të marrin masa që kandidatët e tyre për deputetë të mos jenë subjekt i të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin Ambasadorja Kim shkruan se inkurajon të gjitha partitë politike “që të verifikojnë kandidatët dhe të emërojnë vetëm ata që janë të kualifikuar dhe që respektojnë votuesit shqiptarë.

Ndërsa individët janë përgjegjës për të bërë të njohur të kaluarën kriminale, udhëheqësit e partive duhet të sigurojnë integritetin dhe vërtetësinë e deklaratave të atyre që kërkojnë të zgjidhen nën siglën e tyre”, thekson ajo.

Ambasadorja amerikane kujton se si për shkak të ligjit të dekriminalizimit disa deputetë apo kryetarë bashkisë janë larguar, kanë dhënë dorëheqjen apo janë nën hetim. Në zgjedhjet vendore të vitit të shkuar, disa nga të zgjedhurit e partisë socialiste, rezultuan të kishin fshehur të kaluarën e tyre.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në luftën kundër korrupsionit dhe qëndrojnë në krah të secilit që kërkon të ndalojë zyrtarët e korruptuar të veprojnë në mënyrë të paligjshme dhe pa u ndëshkuar”, shkruan ambasadorja amerikane, ndërsa thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përdorin të drejtën e tyre për t’i ndaluar hyrjen në territorin amerikan zyrtarëve të korruptuar.

Deri më tani një masë e tillë është marrë ndaj deputetit Tom Doshi, ish kryeprokurorit Ariatik Llalla dhe ish kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ndërsa mbi 170 zyrtarëve të tjerë iu është refuzuar viza. Duke ju drejtuar udhëheqësve politikë shqiptarë, ambasadorja Kim nënvizon se “ju mund të luani një rol në këto përpjekje duke mbajtur jashtë listës së partive tuaja, këta njerëz që njihen si të korruptuar”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME