Categories Covid-19

Ja cila është simptoma më e zakonshme e njerëzve të prekur nga covid

Njohja e simptomave kryesore të koronavirusit ka qenë thelbësore për të gjetur një trajtim mjekësor për pandeminë. Në fillim të shpërthimit të pandemisë, ekspertët paralajmëruan se simptomat e Covid-19, janë kollë e thatë e vazhdueshme, temperaturë e lartë dhe më vonë, humbje të shijes dhe nuhatjes.

Anosmia – i cili është termi zyrtar për humbjen e shijes dhe nuhatjes, u shtua në listën zyrtare të simptomave NHS Covid-19 më 18 maj. Këshilla zyrtare është që nëse keni ndonjë nga këto shenja, duhet të izoloheni dhe të kryeni një testim për Covid-19.

Megjithëse mjekët theksonin se simptomat janë një kollë e vazhdueshme – kollitje rregullisht për më shumë se një orë, ose tre ose gjatë gjithë ditës, të dhëna të reja nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) sugjerojnë që një kollë mund të mos jetë simptoma kryesore e virusit.

Nga 15 gusht deri më 26 tetor u zbulua se numri i njerëzve që u testuan pozitiv me Covid-19, kishin simptoma të humbjes së shijes ose nuhatjes, simptoma këto që ishin shfaqur në të gjitha grupmoshat. Kjo do të thotë që ‘anosmia’ po bëhet gjithnjë e më e shpeshtë tek ata që rezultojnë pozitiv me koronavirus.

Njerëzit të cilët rezultojnë pozitiv me Covid-19, zakonisht kanë më shumë të ngjarë të kenë simptoma të humbjes së shijes, nuhatjes, dhe ethe. Ndërkohë, më pak të rinj u raportuan me ethe, ndërsa ata mbi 35 vjeç kanë më shumë të ngjarë të vuajnë nga një temperaturë e lartë.

Dhe kur bëhet fjalë për një kollë, të dhënat e ONS tregojnë ndërsa numri i njerëzve që vuajnë këtë simptomë po rritet pak, kjo është simptoma më pak e zakonshme shkruan The Sun. Fëmijët që janë në shkollë kanë më pak të ngjarë të vuajnë nga një kollë, zbulojnë të dhënat. Ndërkohë, numri i të rinjve që pësojnë humbje të shijes ose nuhatjes është rritur me 45 për qind.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME