Categories Lajme

Ja emrat që preferojnë emigrantët shqiptarë në Itali t’u vendosin fëmijëve të tyre

Aron, Noel, Liam, Kevin e Enea, për djemtë e Amelia, Emma, Noemi e Emily për vajzat, janë emrat më të përdorur për fëmijët  e lindur nga emigrantët shqiptarë në Itali. E vogëlushët shqiptarë të lindur nga prindër emigrantë renditen ndër të tretët më të shumtë në numër pas atyre me origjinë rumune e marokene.

Si një ndër katër komunitetet e huaja më të mëdha në numër, shqiptarët zgjedhin për fëmijët e tyre kryesisht emra popullorë italianë e larg kulturës së tyre , gjë që nuk vihet re tek emigrantët nga Maroku që preferojnë emra tradicionalë marokenë si Amira, Sara, Nour, Jannat, e Lina për vajzat e  Amir, Adam, Rayan, Youssef e Jad për djemtë.

Analiza e këtij informacioni ka ardhur nga dosjeri i sapo publikuar nga Instituti Italian i Statistikave mbi lindjet e fekonditetin e popullsisë rezidente në Itali. Viti i fundit ka regjistruar një tjetër rekord negaitv mbi nivelin e lindjeve në Itali, gati 20 mijë më pak se një vit më parë e një reduktim me rreth 156 mijë lindje më pak, të shënuara që prej vitit 2008. Gjatë një viti në Itali tek popullsia rezidentë janë regjistruar 420.084 fëmijë të lindur e 327.724 prej tyre i kanë të dy prindërit italianë.

Në reduktim të dukshëm është dhe numri i fëmijëve të lindur nga prindër emigrantë në Itali, duke zbritur nën kuotën e 70 mijë lindjeve të regjistruar për herë të fundit më vitin 2016. Gjatë një vitit janë 62 918 fëmijë të lindur nga dy prindër të huaj rezidentë në Italia e rreth 2500 më pak se një vit më parë.

Fëmijë të lindur nga prindër emigrantë shqiptarë në Itali janë 6 684 e për nga numri renditen në vendin e tretë pas atyre të lindur nga prindër rumunë që janë 12.215 e marokenë 8687. Po ashtu dhe tek lindjet kur vetëm nëna është shtetase e huaj e babai italian, fëmijët e lindur nga nëna shqiptare janë 8.425 e të tretit për nga numri pas vogëlushëve me nëna rumune e marokene ( përkatësisht 15.630 e 11.078 fëmijë).

Fekonditeti i nënave rezidente në Itali ka regjistruar  nivelin e minimumit historik gjatë vitit të fundit e është mesatarisht 1. 27 fëmijë për nëna. Fekonditeti i nënave italiane ka zbritur në nivelin më të ulët të regjistruar prej vitit 1995 e ka arritur në koeficentin e 1.18 fëmijë për cdo nënë,  ndërsa për nënat e huaja që jetojnë në Itali është mesatarisht 1.98 fëmijë.

Në veri të Italisë në çdo 5 fëmijë të lindur, një prej tyre i ka prindërit të huaj. Fëmijët e lindur nga prindër emigrantë përbëjnë mbi 21% të lindjeve në rajonet veriore e veri lindore italiane ndërsa në rajonet jugore italiane ky fenomen është mjaft i reduktuar.

Në koeficentin e lindjeve në Itali ndikon dhe numri i grave emigrante që çdo vit marrin nënshtetësinë italiane. Gratë shqitpare janë ndër më të shumtat në numër e brenda një viti rreth 13 mijë emigrante shqiptare kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë italiane e baraz me rrreth 20% të kuotës së përgjitshme të rreth 127 mijë grave të huaj që janë bërë shtetase italiane brenda një viti.

Gratë emigrante kontribuojnë pozitivisht në koeficientin e fekonditetit në Itali, në numrin mesatar të fëmijëve për prindër e në moshën mesatare të nënave rezidente. Mosha mesatare për t’u bërë nëna në Itali është 31.3 vjeç, e në çdo katër gra të lindur pas vitit 1979 një prej tyre nuk ka fëmijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME