Categories Lifestyle

Ja këshillat se si të mbrohemi nga koronavirusi

Me mbërritjen në Itali, koronavirusi është sot më pranë Shqipërisë se çdo herë tjetër. Ashtu si dhe shumë koronaviruse të tjerë, Covid 19-ta duket se vjen nga kafshët. Rastet e tij po përhapen në mbarë botën, edhe pse jo në të 195 vendet në listën e OBSh-së.

Në pjesën dërrmuese të tyre, virusi është përhapur nga udhëtarët që e kanë marrë në Kinë. Autoritetet botërore të shëndetësisë thonë se nuk ka vend për panic, por shqetësimi mbetet. Ky virusi mund të shkaktojë pneumoni, shkruan the Guardian. Personat e prekur prej tij kanë kollë, temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje. Në rastet më të rënda, ka dëmtim serioz organesh. Duke qenë se bëhet fjalë për një epidemi virale, antibiotikët nuk bëjnë punë. Rimëkëmbja e individit varet shumë nga sistemi i tij imunitar. Shumë prej personave që kanë ndërruar jetë prej, nuk ishin shumë të shëndetshëm.

Në Britani janë këshilluar të gjithë personat që kanë udhëtuar këto kohë drejt vendeve aziatike, të paraqiten menjëherë tek mjeku nëse kanë temperaturë ose kollë, edhe nëse simptomat nuk janë të forta. Koronavirusi duket se më shumë prek të moshuarit, ndërsa kursen në masë të madhe fëmijët. Çfarë këshillohet të bëhet për të reduktuar rrezikun e infektimit?

Së pari, nevojitet larja e shpeshtë e duarve ose përdorimi I solucioneve me alkool
Përdorimi i maskave apo shamisë për të mbuluar hundën e gojën
Shmangia sa më shumë e kontakteve me persona që kanë simptoma të gripit apo të rrufës.
Ushqimet duhet të ziejnë shumë mirë gjatë përgatitjes
Rekomandohet shmangia e kontaktit me kafshët e gjalla, pasi edhe këto të fundit mund të jenë një burim i transmetimit të virusit. /tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME