Categories Lajme

Ja kur i hap Italia kufijtë!

Pas mbi 14 muaj mbyllje të kufijve, Italia informon se më datë 15 maj do të hap sezonin turistik për çdo turist nga çdo vend i botës që dëshiron të vizitoj këtë vend. Do të mjaftoj një leje kalimi specifik që paraprin patentën shëndetësore të Bashkimit Europian që pritet të jetë e disponueshme në fund të muajit qershor 2021.

Këtë lajm e ka dhënë kryeministri italian Mario Draghi, gjatë punimeve të samitit të vendeve të G20, që një ditë më parë u zhvillua në Romë në presidencën italiane.“Qytetet tona, plazhet e malet tona do të hapen e ju mikpresim”, u shpreh kreu i ekzekutivit italian.“Ka ardhur momenti , tha ai që të prenotoni pushimet tuaja në Itali!”

Italia ka vendosur të mos pres aprovimin e patentës së gjelbër europiane, që pritet të jetë gati në gjysmën e dytë të muajit qershor, por të ofroj rregulla të qarta e të thjeshta për turistët e të garantoj një siguri maksimale në shëndetit publik.

Çdo turist që do dëshiroj të vizitoj Italinë nga çdo vend i botës, pas datës 15 maj është i lirë ta bëj me kushtin e zbatimit të disa rregullave; prezantimin në pikën kufitare të një dokumenti që vërteton se ka kryer të dy dozat e vaksinës anti-Covid e autorizuar nga Agjencia Europiane e Barnave, të certifikoj shërimin nga Covid në rast se ka qenë i infektuar dhe një tampon me rezultat negativ brenda 48 orëve para udhëtimit.

Turizmi vazhdon të mbetet një ndër sektorët më të goditur nga pandemia me një rënie në 73% në nivel global e humbjen e 62 milionë vendeve të punës.”Rinisja e udhëtimeve dhe e turizmit është thelbësore për rimëkëmbjen e ekonomisë globale”, theksohet në dokumentin e dalë nga samiti i  vendeve G20 në Romë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME