Shoqata Afrikane e Futbollit (CAF) ka zgjedhur futbollistët më të mirët për vitin 2018. Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah është zgjedhur futbollisti afrikan më i mirë i vitit. Egjiptiani ka mposhtur konkurrencën e bashkëlojtarit te Liverpui, Sadio Mane dhe yllit të Arsenalit, Aubameyang. Salah shkëlqeu me ekipin e Liverpulit, finaliste në Ligën e Kampionëve edivionin e kaluar dhe me paraqitjen me Kombëtaren egjiptiane në Kupën e Botës në Rusi.
Lojtari i Ri më i Mirë u shpall Ashraf Hakimi, për momentin i huazuar nga Reali i Madridit, në Gjermani tek Borusia e Dortmundit, dhe ishte pjesë e Marokut në Botëror. Trajneri Herve Renard u shpall Trajneri i Vitit, ndërsa formacioni i vitit ishte i mbushur me ye si Kulibali i Napolit, Keita e Mane nga Liverpuli, Obamejang, Mahrez si dhe më i miri, Salah.