Categories Lajme

Ja momenti kur grupi i z.jarrit su.lmoi me ka llashë në Vlorë Inez Hajrullën dhe 6 shokët e tij në lokal(VIDEO+FOTO)

Shqiptarja.com siguron fotot ekskluzive ku tregohet momenti i sulmit me dy kallashnikovë, në 10 maj 2019 ndaj Inez Hajrullës dhe gjashtë shokëve të tij, që ishin duke pirë kafe në një nga lokalet në kompleksin “Oslo” në Lungomare të Vlorës. Makina tip “Land Rover” e vjedhur në Vlorë nga autorët e sulmit, afrohet pranë lokalit “A&B Mazana” dhe prej derës së parë, duket qartë që del një person i veshur totalisht me të zeza dhe me maskë, dhe nis të qëllojë me automatik në drejtim të grupit të djemve që ndodheshin nën shoqërinë e Inez Hajrullës.

Për prokurorinë dhe policinë e Vlorës, tashmë nuk ka asnjë dyshim që grupi i zjarrit në këtë sulm kanë qenë tre personat Fatmir Hyseni ose Elidon Musaj, që njihet ndryshe me nofkën “Doqia”,Gentian Dauti (Zoto) dhe Igli Memaj “Sulitoti”. Hyseni momentalisht është shpallur në kërkim për këtë ngjarje, por edhe për vrasjen në Tiranë të ish-efektivit të policisë, Santiago Malko. Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e tjerë Igli Memaj dhe Gentian Dauti janë arrestuar në Itali dhe pritet që shumë shpejt të ekstradohen në Shqipëri.

Fotot e siguruara nga pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë qartë momentin e sulmit, ku një person ka dalë nga mjeti “Range Rover”, tjetri ka ulur xhamin e derës prapa dhe ka qëlluar prej andej, ndërsa personi i tretë qëndron në timon. Fotografitë e shkëputura nga filmimi i një kamere të një biznesi në vendndgjarje, tregojnë se pas breshërive të para, një person ende i paidentifikuar është shtrirë në tokë, dhe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Pas dy qitjeve, më pas autori që ka dalë nga makina është tërhequr me vrap duke hyrë brenda në “Range-Rover”, pasi njëri nga 6 djemtë që ndodhej në lokal, Inez Hajrulla, ka reaguar me një pistoletë që mbante me vete, duke bërë që autorët të ndërpresin sulmin dhe të largohen në drejtim të bashkisë së Vlorës dhe mandej në periferi të qytetit. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës nëntë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Hajrullës dhe miqve të tij, janë Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. Të vetmit që vijojnë të jenë në kërkim për këtë ngjarje janë Fatmir Hyseni dhe Serxho Ademi. Atentati në kompleksin “Oslo” vjen si pasojë e përplasjeve mes grupimeve në Vlorë dhe kjo ngjarje, për policinë dhe prokurorinë ka lidhje me atentatin e 17 shkurtit 2019, ku u synua të ekzekutohej me 78 plumba Armando Sulejmani “Çipuri”, por në këtë ngjarje mbetën të vdekur kunati i tij Resti Rexho dhe Arjan Hasanaj, të cilët u bënë shoshë nga plumbat. Vetë “Çipuri” në këtë ngjarje mbeti i plagosur lehtë dhe më pas u arrestua nga policia, për akuzën e “mbajtjes pa lejë të armëve”.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME