Është një fakt i njohur tashmë dhe aspak befasues se meshkujt preferojnë femrat më të mëdha në moshë, e thënë ndryshe të pjekura, dhe për këtë ka disa arsye. Ne ju sjellim disa nga karakteristikat që meshkujt vlerësojnë te gratë e mëdha në moshë.
– Gratë e pjekura e dinë se çfarë duan. Janë inteligjente dhe kanë mësuar nga gabimet e tyre. Dhe mbi të gjitha nuk kanë frikë të shprehin atë që dëshirojnë.
– I dinë dëshirat e partnerit të tyre. Ato duan të eksperimentojnë me të, të kujdesen për nevojat e tij dhe të marrin pjesë në sukseset e tij. Ato e dinë që në një çift duhet të ketë një kujdes të ndërsjelltë.
-Nuk shqetësohen për të ardhmen. Kanë më pak pritshmëri se vajzat e reja dhe preferojnë ta jetojnë çdo ditë. Ato janë mirënjohëse për atë që jeta u ka ofruar. Japin dashuri pa pritur të marrin pa pritur të marrin mbrapsht dhe angazhime të tilla si martesa nuk janë qëllimi i tyre kryesor.
-Kanë përvojë. Marrëdhëniet e kaluara kanë lënë gjurmë dhe kjo është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet.
– Kanë vetëbesim. Dinë çfarë të veshin dhe e duan trupin e tyre.
-Nuk kanë frikë nga komunikimi. Nuk kanë frikë të ndërmarrin hapin e parë dhe nuk kanë paragjykime dhe stereotipe.
-Nuk kanë shpërthime emocionale irracionale. Paqëndrueshmëria emocionale i frikëson burrat, dhe ata tërhiqen nga gratë që kanë më pak stres emocional.
-Gratë e pjekura kanë përparësi sepse dinë të jetojnë të lira dhe nuk do ta shtypin partnerin.
-Janë të pavarura, ato nuk varen nga askush përveç vetëvetes.
-Nuk duan ta ndryshojnë partnerin e tyre. Ato e dinë që askush nuk mund të ndryshojë vërtet dhe nuk duan përkrah një shoqërues që përpiqet të kënaqë të tjerët.
-Respektojnë njerëzit dhe jetën në përgjithësi.
