Categories Lajme

Ja pse ndodhin tërmetet në Shqipëri

Sizmologu Ervin Kasaj, pas lëkundjeve të tokës një ditë më parë, analizon se në Shqipëri gjithsesi nuk është përjetuar një tërmet i madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979 në Shkodër. Kasaj thotë në një analizë se në shkallë botërore, Shqipëria zë vendin e 43-të për rrezikshmërinë nga tërmetet. Në hartën globale të rrezikut, Shqipëria ndodhet në zonën e kuqe, duke e klasifikuar në mesin e vendeve me risk më të lartë nga tërmetet. Nga dëshmitë që zotërohen deri më sot, rezulton që qysh prej shekullit 2 para Krishtit deri në ditët tona, Shqipëria është goditur prej 55 tërmetesh të fortë me intensitet deri në 8 ballë.

Sipas sizmologut Kasaj, ekspertët kanë përgatitur hartat sizmike, duke evidentuar zonat më të rrezikshme të tërmeteve, e për t’u treguar ekspertëve të ndërtimit, se duhen marrë masa konstruktive për bërjen ballë të këtyre fenomeneve natyrore. Shqipëria bën pjesë në brezin alpino-mesdhetar. Zonat më të rrezikuara janë, pikësëpari, ajo e bregdetit, zona e dytë që paraqet rrezikshmëri është Leskovik-Korçë-Pogradec dhe Lushnje-Elbasan-Peshkopi, raporton Top Channel.

Sipas vlerësimeve, me probabilitet 75%, Shqipëria preket çdo vit nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 4.7 ballë, një herë në 50 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të madhe 6.1 ballë dhe një herë në 100 vjet nga një tërmet me magnitudë jo më të lartë se 6.4 ballë. Ndër zonat më të ekspozuara nga tërmetet është bregdeti Lezhë-Ulqin. “Shumë njerëz në Shqipëri nuk e kanë përjetuar një tërmet të madh, pasi i fundit i këtyre përmasave ka ndodhur më 15 prill 1979 në Shkodër, shprehet sizmologu Kasaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME