Categories Lifestyle

Ja pse nuk duhet ta marrim telefonin në tualet

Telefonat celularë janë kthyer në një pjesë të pandashme të jetës sonë dhe shumë nuk i heqin nga dora as kur hyjnë për të kryer nevojat e tyre personale. Sipas studimeve të ndryshme, deri në 75 për qind e njerëzve përdorin smartfonët edhe në tualet, por mjekët paralajmërojnë se mund të sëmureni duke bërë këtë gjë.

Një telefon që merret me vete në tualet përmban deri në 18 herë më shumë mikrobe se një telefon tjetër. Vetë telefonat përmbajnë mikrobe të shumta, përfshirë edhe baktere ushqimi e pijesh. Me t’u përdorur në tualet, vend i cili njihet si më i pasuri në mikrobe, telefoni kthehet në një fole ku mikrobet edhe shumohen duke u kthyer në rrezik.

Rreziku shumëfishohet nëse një telefon përdoret nga më shumë se një person. Baktere të rrezikshme mund të ngjiten në telefonin tuaj dhe më pas të përhapen edhe tek të tjerët.Po çfarë mund të bëjmë për të minimizuar rrezikun e përhapjes së infeksioneve?

Së pari mos e merrni kurrë telefonin me vete në tualet dhe përpiquni të mos e përdorni duke ngrënë. Dezinfektojeni rregullisht smartfonin tuaj, veçanërisht pasi e keni përdorur në tualet. Mos harroni të lani duart rregullisht, veçanërisht para se të largoheni nga tualeti dhe pasi keni prekur telefonat e të tjerëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME