Categories Lajme

Ja sa kg ishin fshehur në kontenierë të nisur nga Greqia

Një tjetër grup i trafikimit të kokainës drejt Shqipërisë është vënë në ndjekje prej Prokurorisë greke dhe asaj shqiptare.

Rreth 45.8 kilogramë kokainë është sekuestruar në portin e Durrësit, nisur nga Porti i Pireut, Greqi. Sipas CNN grek kokaina është gjetur e futur në dy kontenierë.

Menjëherë pas kësaj prokurorët e të dy vendeve kanë organizuar një operacion të përbashkët për të lejuar dorëzimin e kontrolluar të mallit.

Intinerari i kontenierëve – Të dy kontenerët dolën nga Dogana e Pireut, të ngarkuar në një anije me destinacion Durrësin më 14/09/2019.

Anija është shkarkuar në Durrës në datë 17/09/2019 dhe në këtë moment është vendosur nën mbikëqyrje nga autoritetet shqiptare.

Më 20/09/2019, sipas autoriteteve shqiptare, tre persona iu afruan kontenerit në Durrës dhe kur kuptuan se po monitoroheshin, ata u përpoqën të shpëtonin. Personat janë identifikuar, njëri prej tyre është arrestuar dhe të tjerët janë në kërkim .

Departamenti i Falsifikimit i Zyrës Doganore të Pireut u njoftua nga kreu i autoriteteve shqiptare në 24/09/2019 se të paktën katër persona janë të përfshirë në këtë çështje dhe se lidhur me këtë çështje po vazhdon hetimi.

Gazetari i Ora News, nga Durrësi, Leonidha Musai raporton se sekuestrimi është bërë në bashkëpunim të antidrogës greke dhe asaj shqiptare, por kontejnierët ende nuk janë hapur.

Po ashtu burimet nga prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë të ditur se operacioni është në vazhdim dhe se nuk mund të jepen detaje të tjera, për shkak dhe të sekretit hetimor. Mediat greke duke iu referuar prokurorisë së vendit të tyre nënvizojnë se dyshohet për katër persona të përfshirë në këtë trafik. Ndërsa ende nuk është saktësuar se sa është sasia e lëndës narkotike në të dy konteinerët.

Në portin e Durrësit janë zbuluar më herët 613 kilogram kokainë në kontenerin me banane. Për këtë çështje nën hetim është biznesmeni Arbër Çekaj, ekstraduar nga Gjermania disa ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME