Categories Lajme

Ja sa kushtojnë konviktet për studentët shqiptarë

Në konviktet e Qytet Studentit këtë vit do të pranohen 400 studentë më pak pasi disa prej godinave janë ende në rikonstruksion. Çmimi mbetet i njëjtë 45 mijë lekë në vit. Disa javë para nisjes së vitit të ri akademik, në Qytet Studenti vijon puna për përmirësimin e kushteve të konvikteve. Këtë vit do të pranohen 400 studentë më pak pasi disa konvikte janë ende në rikonstruksion. Anila Shehu: Kapaciteti pritës për këtë vit është rreth 15 mijë studentë. Kemi dy konvikte të cilat sapo i janë nënshtruar fillimit të procesit të rikonstruksionit. Në total është ndërhyrë në 16 godina.

Anila Shehu: Gjatë kësaj periudhe po përfundojmë gjithë sistemimin e dhomave të brendshme me ndryshimin e të gjithë sistemimit të mureve, rafiniturës, dyshekëve të rinj që është një kërkesë e studentëve. Të gjitha nyjet sanitare janë të rikonstruktuara terësisht. Janë rikonstruktuar të gjitha sallat e studimit. Drejtorja, Anila Shehu, thotë se çmimi nuk ka ndryshuar.

Anila Shehu: 45 mijë lekë në muaj të vjetra. Kemi preferuar që këtë vit ta pilotojmë me të njëjtën tarifë dhe pastaj vitin që vjen duke parë dhe bërë një analizë kostoje të gjithë shpenzimit të atij konvikti do ta shpërndajmë në mënyrë të barabartë dhe do të dalë tarifa e akomodimit për një student. Çmimi i përballueshëm dhe kushtet e përmirësuara janë arsyet që studentët kanë zgjedhur jetesën në konvikte. Në godinat që është ndërhyrë, studentët do të duhet të paguajnë edhe një kosto siguracioni në vlerën 2 mijë lekë. Kjo shumë bllokohet në bankë dhe në rast se ata dëmtojnë infrastrukturën, në fund të vitit këto lekë nuk kthehen mbrapsht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME