500 është numri i personave të ardhur nga Durrësi dhe Thumana të cilët tashmë po akomodohen në hotelet e qytetit të Vlorës, për aq kohë sa ata ndihen të rrezikuar nga tërmeti në qytetin e tyre.Kordinatori politik për qarkun e jugun, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Dritan Leli, prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, si dhe kreu i operatorëve turistik të Vlorës kanë vizituar familjet durrsake të cilat strehohen në qytet, duke marrë prej tyre jo vetëm përjetime nga momenti kur ndodhi tërmeti, por edhe duke i ofruar mbështetjen, mikëpritjen e gjithë qytetit në këto ditë të vështira. Në përfundim të takimit me qytetarët autoritetet më të larta vendore kanë vizituar një prej pikave të ngrumbullimit të ndihmave të dhuruara nga qytetar të Vlorës për personat e prekur nga tërmeti.Nën udhëheqen e Kryetarit të Bashkisë së Vlorës dhe prefektit të qarkut është mbledhur edhe shtabi emergjencave civile të cilët kanë hartuar një plan të qartë sesi ndihmat duhen grumbulluar me qëllim më pas transportin e tyre drejtë Durrësit, dhe Thumanës, dhe sesi mund ti ofrohet një ndihmë më e madhe personave të prekur nga tërmeti.Janë afro 500 persona të prekur nga tërmeti i rënë në datën 26 nëntor në Durrës dhe Tiranë të cilët po akomodohen në hotelet e qytetit të Vlorës, shpenzime të paguara nga operatorët turistik, si pjesë e nismës Vlora Solidarizohet me të gjithë personat që nga tërmeti kanë humbur shtëpitë dhe pjestarët e familjes së tyre.

