Categories Lajme

“Ja shenjat e COVID-19”, mjeku epidemiolog: Pse moshat e reja nuk rrezikojnë, komplikacionet më të rënda shfaqen te…

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, sqaroi disa nga shenjat kryesore të koronavirusit dhe arsyet pse moshat e reja janë më pak të rrezikuara.

Duke folur në një lidhje për “News24”, mjeku tha se shenjat e këtij virusi janë pak temperaturë, kollë, e deri te vështirësitë në frymëmarrje.

Sipas tij, kur pacientët shfaqin dy shenjat e para, mund të kurohen në shtëpi, ndërsa kur kanë probleme në frymëmarrje, duhet të shkojnë në spital.

Në përgjithësi, tha mjeku, shenjat e COVID-19 janë të lehta dhe të përballueshme për moshat e reja, ashtu siç e ka treguar edhe Italia.

Pjesë nga intervista:

Kur një person mund të jetë i infektuar, cilat janë shenjat?
E dhëna me e rëndësishme është ajo epidemiologjike, pra nëse ke qenë vetë në kontakt me njerëz të infektuar. Pra, sa i ekspozuar ke qenë dhe këtë e di vetëm personi ju lutem personave të mos gënjejnë. Shenjat janë të lehta dhe thuajse inekzistente. Në përgjithësi, rastet kanë një temperaturë, kanë edhe kollë 3 raste ndër 4, disa raste mnd të shfaqin dhe vështirësi frymëmarrje. Deri te kolla trajtimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet në shtëpi.

Si mund të dallohet gripi nga COVID-19?
E para, kush ka qenë ekspozimi, pra ndaj kujt mund të jetë ekspozuar. Së dyti, ky lloj virusi shkakton më shumë probleme respiratore, por nuk ka rrjedhje hundësh. Është si tharje goje, gryke, e lehtë, që mund të zgjasë edhe një javë, dhe më pas në shumicën e rasteve gjendja zhduket, në pak raste ajo agravohet, por që nuk duhet të bëhemi merak.

Kur duhet të kërkojmë ndihmën mjekësore?
Në çdo lloj momenti që e kërkon të përashtatshme, por shtrimi në spital është vetëm në raste të rënda, si vështirësia në frymëmarrje.

Çfarë duhet të bëjnë ata që kanë sëmundje të tjera?
Ndaj personave të moshuar iu është kërkuar mosdalja, dhe personave të rinj iu lutemi të mos ekspozohen shumë me të moshuarit.

A janë më të rrezikuar duhanpirësit?
Po, janë të riskuar, madje edhe për të pasur komplikacione më rënda.

A janë bërë testet e mjaftueshme?
Një botë idele do të ishte që testin ta bënin të gjithë, testi të ishte pa lekë. Por, në këtë botë testet janë të kushtueshme. Nuk është vetëm Shqipëria.

A mund të kemi komplikacione te moshat e reja?
Teknikisht është gjithmonë e mundur, por këto raste janë shumë shumë pak. Problematika shfaqet në moshën 60 vjeç e sipër. Në Itali ka një numër shumë të vogël në moshën 20-40 vjeç dhe asnjë te fëmijët. Ne nuk e kemi të qartë nëse edhe këto pak të rinj që kanë vdekur të kenë pas dhe probleme të tjera. Në moshën tonë mosha më e re ishte 24 vjeç, testi i të cilit doli negative para dy ditësh.

Në momentin që personi del pozitiv, dhe sa tampone të tjerë duhet t’i bëhen dhe kur konsdierohet i shëruar?
Marrim rastin e pacientit që doli negative, mjafton vetëkarantinimi, vetëizolimi. Ky pacient do të ketë COVID-19 edhe për të paktën tre javë. Gjetja e negativizimit të tij do të thotë se pacienti nuk mund të infektojë më të tjerë, por testi nuk bëhet përdirë. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME