Categories Lajme

Ja si bëhet bugaçja e Elbasanit, kur do bëhesha deputet haja shpesh

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ,prej disa kohësh po shfaqet shpesh në rrjetet sociale me video selfie, një stil krej i ri ky i Kreut të PD-së . Këtë mëngjes Basha u shfaq nga Elbasani sëbashku me një zonjë e cila gatuan Bugaçen ,traditë kjo e këtij qyteti . Basha shprehet se elbasanllinjtë e gatuajnë gjithmonë këtë ushqim të vecantë, ndërsa shton se qeveria me në krye Edi Ramën vazhdon t’ja marrë frymën biznesit dhe se Rama është më keq se Yndyra .

Lulzim Basha: Bugaçja më e mirë e Elbasanit. Sa herë kanë ardhur e kanë marrë bugaçen këtu dhe ma kanë sjellë. Sot kam ardhur me e ble vetë bugaçen. Specialiteti i Elbasanit dhe kroasanti i Shqipërisë, mund ti themi kështu se ka të të njëjtët përbërës. Ka gjalpin me shumicë.

Shitësja: Atë kemi të keqe ne yndyrën.

Lulzim Basha: Të keqen kemi një gjë tjetër ne, atë që na rrit taksat dhe s’po lë bizneset me marr frymë. Por ai është muhabet tjetër. Kjo pra është bugacja e famshme e Elbasanit, që është një specialitet tipik i këtij qyteti. Realisht gatuhet në orët e para të mëngjesit dhe është mëngjesi tipik i elbasanllinjve. Në vitet kur punoja në Kosovë, kur nuk ishte akoma Rruga e Kombit sigurisht, një nga rrugët më të mira për të ardhur në Tiranë ishte përmes Shkupit dhe natyrisht mëngjesi na gjente në Elbasan, ku në çdo byrektore kishim një zgjedhje mes byrekut dhe bugaçes. Unë nuk e njihja çfarë ishte bugaçja dhe porosisja gjithmonë byrekun, e mësova më vonë kur isha deputet i Elbasanit. Dhe ia rekomandoj kujtdo. Ndërkohë, ndjekësit e tij në rrjetet sociale e kanë krahasuar me Genard Hajdinin, një personazh i rrjeteve sociale që herë pas here shfaqet bashkë me motrën e tij duke gatuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME