Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar ligjin e ri për sektorin e energjisë elektrike. Meta dekretoi këtë ligj, në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar”. Dekreti i nënshkruar nga presidenti Ilir Meta: REPUBLIKA E SHQIPËRISË PRESIDENT D E K R E T PËR SHPALLJE LIGJI Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, D e k r e t o j Shpalljen e ligjit nr. 61/2020 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar”. Nr. Dekretit 11506 Tiranë, më 08.06.2020 \PRESIDENTI I REPUBLIKËS \ ILIR META
Categories
Lajme
Meta dekreton ligjin e ri për sektorin e energjisë elektrike
