Categories Lajme

Ja si do i deklarojnë të ardhurat shqiptarët që jetojnë jashtë

Ministria e Financave ka përfunduar draftin për amnistinë fiskale të njoftuar disa javë më parë nga kryeministri Rama, e cila duket se do të përfshijë edhe pasuritë e tjera krahas parave. Në draftin e siguruar nga abcnews.al janë përcaktuar kriteret dhe procedurat për legalizimin e pasurive të vendosura në forma të ndryshme deri më tani, ndërsa nxiten shqiptarët jashtë vendit që të sjellin në Shqipëri pasuritë e tyre. Krahas emigrantëve, amnistia synon edhe t’u japë mundësi bizneseve që të fusin në qarkullon shuma fonde, të cilat deri më tani i kanë patur të padeklaruara. Pas deklarimit, shteti shqiptar merr përsipër që të mos cënojë asnjërin prej atyre që kanë treguar për pasuritë e tyre që i kanë patur në të zezë duke theksuar gjithashtu se askush nuk do të pyetet se ku dhe si e ka bërë pasurinë.

Si do të bëhet deklarimi i parave Procesi për deklarimin e parave nis me plotësimin e një formulari të posaçëm për këtë qëllim, me të cilin më pas do të bëjë depozitimin e parave në banke. Pas plotësimit, formulari verifikohet nga njësia e posaçme që do të ngrihet për këtë qëllim dhe pas verifikimit, bashkë me formularin, qytetari shkon në bankë dhe depoziton paratë. Pas deklarimit të depozitimit të parave në bankë, qytetari do të konsiderohet se i ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore sipas ligjeve në fuqi.

Deklarimi i pasurive të tjera Projektligji parashikon deklarimin e pasurive të tjera krahas parave, të cilat mund të jenë pasuri të paluajtshme, makina, etj. Deklarimi i tyre do të bëhet sërish përmes plotësimit të një formulari, specifikat e të cilit do të dalin me udhëzim të ministrit të Financave pas miratimit të ligjit. Madje, nëse pasuritë e deklaruara janë prona, deklaruesi ka prioritet për regjistrimin e tyre në hipotekë.

Tatimi i posaçëm në burim Në rastet e deklarimit të parave apo pasurive të paluajtshme, deklaruesi paguan:

  1. a) 5 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime të kryera në katër muajt e parë nga hyrja në fuqi e ligjit
  2. b) 7 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime të kryera në katër muajt e dytë nga hyrja në fuqi e ligjit
  3. c) 10 për qind të shumës totale të deklaruar për deklarime të kryera në katër muajt e tretë nga hyrja në fuqi e ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME