57-vjeçarja nga Lezha e shtruar para disa ditësh në spitalin Rajonal me probleme respiratore, ka rezultuar pozitive me covid-19 pas testit që i është bërë. Ende nuk dihet se nga mund ta ketë marre virusin, ndërsa po bëhet gjurmimi i personave të kontaktit edhe në radhët e personelit mjekësor qe i kane shërbyer. Kjo vatër e re me koronavirus konsiderohet disi problematike, pasi djali i pacientes punon si shpërndarës picash në qytet.
Categories
Lajme
Lezhë! Preket me korona gruaja, i biri shpërndante pica në qytet
