Categories Lajme

Ja si do të izolohen në bu rg kokat e kri*it në Shqipëri

Miratimi i një ligji që mundëson një trajtim të ashpër në burg për personazhet e rrezikshëm të botës së krimit u përcoll me bujë në publik në janar të vitit 2019. Por zbatimi i vërtetë i tij, izolimi i të dënuarve “VIP” sipas modelit italian “41 BIS” pritet të nisë në shtator. Periudha disamujore ka shërbyer për bashkërendimin mes institucioneve që listojnë personat që do izolohen dhe për hartimin e rregullores që do të zbatohet në korridoret e monitorimit ekstrem.

Në Itali ky regjim u përdor për të shkëputur marrëdhëniet e bosëve të mafias me botën jashtë qelisë dhe për t’u hequr atyre mundësinë e dhënies së urdhrave nga burgu. A2 ka siguruar një kopje të urdhrit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për miratimin e rregullores që do të zbatohet në Regjimin e Posaçëm. Ky lloj trajtimi është burgu i vërtetë për “boss”-ët e krimit.

Ai kufizon takimet me familjarët në vetëm 1 në muaj, detyron regjistrimin audio e video të takimit, kontrollon korrespondencën e tij, si edhe kufizon daljen e tij në ajrim. Në një urdhër pasardhës, ministrja e Drejtësisë përcakton se regjim “41 bis” do të ketë vetëm në dy burgje, në atë nr. 313 në Tiranë dhe në burgun e Peqinit. Burgu 313 është klasifikuar një institucion paraburgimi dhe përveç sektorit të regjimit të posaçëm do të ketë edhe një sektor për bashkëpunëtorët e drejtësisë.

Në të njëjtin urdhër është bërë rikualifikimi i burgut të Fushë-Krujës nga një burg i sigurisë së lartë në një burg të sigurisë së zakonshme. Ulja e sigurisë detyron autoritetet të zhvendosin ata që vuajnë dënime të rënda, çka solli nënshkrimin e një peticioni kundërshtues nga 88 prej tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME