Categories Lajme

Sherr në Lushnjë mes Bashkim Finos dhe ish të persekutuarve të komunizmit

Të mbijetuarit e kampeve të përqëndrimit në Lushnjë përkujtuan ngritjen e një memoriali dhe kryen homazhe, por ceremonia u shoqërua me incidente, që nisën fillimisht me mospërmendjen e disa fiseve që nuk ishin përfshirë në kumtesat e ceremonisë dhe më pas me prezencën e deputetit të zonës Bashkim Fino. Por, vetë Fino, e shpjegon çfarë ndodhi dhe pse ishte prezent në një ceremoni të tillë.

“Nuk ishte incident. Prezenca e kryetarit të bashkisë apo e imja, është në funksion të vuajtjeve që kanë kaluar këta të persekutuar”, tha Fino.

Për ish të internuarit dhe pasardhësit e tyre u çel një ekspozitë fotografike me materiale arkivore të Autoritetit të Ish-drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe për herë të parë u publikuan dosje të asaj kohe. Pas debateve dhe incidenteve një pjesë e të pranishmëve ka braktisur sallën, mes tyre edhe kryebashkiaku Fatos Tushe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME