Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve kundrejt fushës narkotike, Policia e Vlorës ka bërë sekuestrimin e disa dozave kanabis dhe kapjen e poseduesve. Sek.uestrohen 18 d.o.za ka.nabis sativa, vihen në pr.anga 2 shtetas.
Specialistët e hetimit të trafiqeve dhe narkotikëve, me anë të metodave speciale të hetimit, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit: E.K., 32 vjeç, banues në Vlorë. A.L., 22 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe arr.estimi i tyre u bë në Vlorë pasi nga kontrolli personal dhe nëpër banesat e tyre, specialistët e narkotikëve kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 18 doza lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e na.rkot.ikëve” e kryer në bashkëpunim.
