Categories Lajme

Eksperti i Antimafias: Në Shqipëri, hija e mafias në rindërtimin pas tërmetit

Nga Vincenzo Musacchio* Rindërtimi pas tërmeteve ka tërhequr historikisht interesimin e mafieve dhe as Shqipëria nuk ka për të qenë ndryshe. Vijnë flukse të mëdha parash që nuk mund të mos ngjallin oreksin e kriminalitetit të organizuar lokal, që sigurisht nuk do të rrijë duarkryq për të rritur biznesin e vet. Rindërtimi u hap oreksin sidomos klaneve me qendër në Durrës. Në këtë qytet sipas Europolit ka shumë grupe kriminale nga i gjithë vendi që kanë investuar në sektorin turistik dhe hotele. Kohët e fundit, Durrësi është shndërruar në vend takimi apo strehimi për shumë të kërkuar nga drejtësia.

Qyteti është vendi i një prej grupeve më të njohur në botën e krimit të organizuar, me influencë jo vetëm në aktivitetet ekonomike tregtare por edhe politike e sociale. Deduksioni ynë është i thjeshtë: ku ka flukse të mëdha parash, ekziston rreziku i ndërhyrjeve mafioze. Ndaj edhe Shqipëria nuk do të jetë e mbrojtur nga ky rrezik. Duke ditur ndërhyrjet mafioze pas çdo katastrofe natyrale në Itali, druhem se në Shqipëri mund të ndodhë e njëjta gjë, si për veprat e mëdha, ashtu edhe për të voglat. Ky dyshim nuk do të thotë se është punë e mbaruar, por thjesht një thirrje për kujdes për ata që drejtojnë punët. Ne italianët e dimë që është thelbësore të jesh vigjilent, duke përdorur mjetet më efikase për frenimin e ndërhyrjeve që do të tentohen.Në Shqipëri kemi mundur të verifikojmë se hapja e rrugës krimit të organizuar vendas ka ardhur pikërisht nga një situatë krize politike, ekonomike e financiare.

Kur korrupsioni merr superxhiro, mafia ka gjithmonë parà në dispozicion dhe e përdor për rritjen e pushtetit e pasurisë së vet. Një praktikë që sigurisht do të infektojë rindërtimin e do të krijojë konkurrencë të pandershme. Në këtë kontekst, klanet shqiptare, sidomos ato që janë tashmë prezent në Durrës, mund të shohin në ndërtimin e shtëpive e hoteleve një mundësi biznesi.

Kujtoj që në Durrës Drejtoria Investigative Antimafia (DIA) ka evidentuar në relacionin e fundit semestral ndërthurje raportesh të klaneve shqiptare me mafian puljeze, ‘Ndrangheta e madje edhe me Camorran. Këto aleanca e bëjnë edhe më të fortë rrezikun e ndërhyrjes. Një mënyrë parandalimi mund të jetë menaxhimi i decentralizuar i fondeve. Ato italiane, për shembull, mund të menaxhohen direkt ministria jonë e brendshme. Ndërtimi t’u besohet firmave të kualifikuara e të rregullta. Të dashur vëllezër shqiptarë, jini vigjilentë dhe përdorni gjithë mjetet që ligji ju vë në dispozicion për të ndaluar ndërhyrjet të cilat fatkeqësisht nuk do të mungojnë. *Autori është Drejtor i Observatorit Antimafia per Rajonin e Molise-s.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME