Categories Lifestyle

Ja strategjitë e reja të modës

Nga moda belge, stilisti Glen Martens shprehet se gjatë gjithë kohës ka pasur nderin e veçantë që të krijojë këmisha. Gjatë një sfilate ë ai krijoi në vitin 2018 në Paris, për projektin Y, një ndër veshjet e zotit Marten ishte edhe një model i të brendshmeve tërësisht i ri, të cilin nuk e kishim parë asnjëherë më përpara; një palë veshmbathje xhins, që sipas stilistit quheshin “pelena xhins”. Në rrjete sociale, fillimisht shumë fansa të tij e kritikuan, duke i thënë se asnjë nuk do të blinte diçka të tillë, por dalëngadalë, veshmbathjet u bënë virale dhe të gjithë nisën t‘i përdornin. Tashmë jemi në kohën kur çdo gjë e veçantë mund të bëhet në pak kohë virale, sidomos kur bëhet fjale për dizanje, apo projekte në sfilatat e mëdha.

Një tjetër produkt që u bë viral, ishte edhe çanta e vogël dhe qesharake e krijuar nga shtëpia e modës Jacquemus, në Francë. E njëjta gjë ndodhi edhe vitin e kaluar, ku në çdo rrejt social dhe portal informativ, sandalet Guci që shiteshin 900 dollarë, ishin tepër të pëlqyera nga të gjithë. Më vonë “The Today Show” dhe Washington Post, promovuan shapkat-çorape të Balenciagas, një tjetër prodhim që menjëherë bëri bujë të madhe. Por, kriteri kyç për modën që bëhet virale sipas Martens është se të gjithë duhet të pyesin veten se “a ka produkti juaj cilësinë që do e adhuronin, edhe miqtë tuaj”. Kjo mund të duket qesharake, por krijimi i një produkti viral, pak nga pak mund të nxisë një markë, ndonjëherë kjo ndodh edhe pa dashje, ndërsa ka herë të tjera që kjo gjë bëhet në mënyrë strategjike.

“Unë kisha provuar të krijoja disa veshje interesante dhe duke shpërndarë këto ide në fund, arritën të bëheshin shumë të preferuara për njerëzit,” shtoi Martens.
Moda virale kohët e fundit, është një ndër gjërat që njerëzit tërheq më shuam, pasi e mendojnë veten modern. Për konsumatorët e rinj, kjo qasje është vetëm në internet, pasi për Casandra Napoli, redaktore në agjencinë WGSN, e cila parashikon trendët e fundit që mund të dalin në Nju Jork një produkt që bëhet viral si çanta e Jacquemus, mund të bëjë bujë vetëm në një periudhë të shkurtër kohore dhe kjo është vetëm një mënyrë e rëndomtë se, si markat po përpiqen të përçojnë emrin e tyre të njerëzit që nuk e njohin hollësisht modën.
Moda virale gjithashtu ka përpirë, edhe një tjetër projektuese e cila quhet Nicole McLaughlin, 25 vjeç nga Bostoni, e cila shprehet se krijimet e saj më shumë janë shpikje sesa një ndjekje e modës. Në Instagramin e saj mund të shikoni një shumëllojshmëri veshjesh të çuditshme. Më të veçantat janë shapkat që zakonisht mund të përdorim për në shtëpi, të dizajnuara në modele të veçanta dhe të çuditshme. Suksesi i saj ka bërë që Mclaufhlin të largohet nga puna si dizanjere në Reebok dhe të punojë në mënyrë të pavarur.

Dizanjet provokuese, gjithashtu mund të krijojnë edhe një lloj vëmendje të gabuar. Gjatë vitit të kaluar, Gucci nxori në treg një kapuç i cili ngjante si një maskë hajdutësh, më pas maka italiane u detyrua të kërkonte falje dhe të tërhiqte produktin nga tregu, pasi fansat e kërcënuan se do të digjnin të gjithë artikujt e kompanisë.

“Sa herë që përmendim fjalën modë, njerëzit përfytyrojnë diçka elegante dhe të bukur, por ndonjëherë koncepti i modës është të krijosh një produkt që do të thyejë rregullat, ndonjëherë në modë duhet të eksperimentosh. Më anë të internetit këto eksperimente shpesh herë përfitojnë një audiencë të gjerë dhe ky është momenti kur stilistët kanë botën në duar e tyre. Mjafton vetëm në shtysë e vogël që mund të ndryshojë të gjithë fatin e tyre,”shtoi Martens./The Wall Street Journal/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME