Categories Lajme

“Jam djali i Sali Berishës nuk e merr dot”, me shpejtësi skëterrë, si ia mori shefi patentën Shkëlzenit dhe Ermal Mamaqit

Policia Rrugore i bllokon patentën Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, si dhe Ermal Mamaqit, moderatorit të njohur. Sipas burimeve të Gazeta “SHQIP” ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së të shtunën, rreth orës 23:00. Policia rrugore gjatë kontrollit të ngritur tek rrethrrotullimi i TEG, pranë autostradës Tiranë-Elbasan, ka ndalur për tejkalim shpejtësie, Shkëlzen Berishën dhe Ermalin Mamaqin, që udhëtonin me makina të ndryshme.

Vendimi për bllokimin e patentës është marrë nga Ledian Kërka, shefi i linjave në Policinë Rrugore, pasi është konstatuar se djali i ish-kryeministrit, që udhëtonte me makinën e tipit “Benz” S320 udhëtonte me 127 km/orë. Sa i përket Ermal Mamaqit, policia ka konstatuar se po i jepte makinës “Renault” me një shpejtësi prej 120 km/orë. Sipas burimeve fillimisht policia rrugore ka ndaluar moderatorin dhe aktorin Mamaqi. Ai nuk ka bërë rezistencë gjatë ndalimit nga policia dhe se ka pranuar dorëzimin e patentës.

Pas 10 minutash, gjatë kontrollit të policisë është vërejtur se automjeti tip “Benz” S320 po ecte me një shpejtësi prej 127 km/orë., të cili po e udhëtonte Berisha. Pas ndalimit nga policia, djali i ish-kryeministrit fillimisht nuk ka pranuar të dorozojë heqjen e patentës, duke kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore. Por shefi i Policisë, Kërka, pasi është njohur se personi që po i ngiste makinë ishte Shkëlzen Berisha, ka urdhëruar menjëherë që të zbatohet ligji, duke ia marrë patentën. Si Mamaqit dhe Berishës do t’i duhet të paraqiten në komision ku pritet të merret vendimi për heqjen e patentës nga 1 deri në 3 muaj, si dhe gjobë administrative.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME