Categories Lajme

“Jam i “çliruar” nga kthetrat e virusit”/ Mjeku Pipero: Falë dozës së parë të vaksinës, e kalova më lehtë sëmundjen

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shëruar nga COVID-19, ndërsa ka hedhur poshtë aludimet se ai po mjekohet në Itali.

Në një reagim mjeku Pipero tha se, “ka zgjedhur Razmën për të kaluar 3 ose 4 ditë dhe shpreson që të hënën të rikthehet në punë krah kolegëve të tij”.

Mjeku Pipero thekson se e ka kaluar më lehtë infektimin falë injektimit të vaksinës anticovid.

“Pas ditësh pritje, mjekimi në kushte shtëpie, kujdesi kolegësh, dhe interesimi e mbështetje pa fund nga miq, shokë, studentë, qytetarë, politikanë, shtetarë dhe me dashurinë dhe kujdesin e veçantë të fëmijëve, bashkëshortes, e veçanërisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “çliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojën edhe për pak ditë pushim e rikuperim, ndaj përkundrejt lajmit për klinika jashtë vendit kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmës për 3-4 ditë dhe të hënën shpresoj të jem në krah të kolegëve të mi të palodhur në spitalin e sëmundjeve infektive”, – theksoi Pipero.

Mjeku Pipero u shpreh se, “mirënjohje pa fund për të gjithë ju që m’u gjendët pranë, ndoshta në një nga betejat më të vështira të jetës time. Do kemi kohë të flasim më gjatë, t’ju përgjigjemi shumë pyetjeve që lidhen me rastet e riinfektimeve, por sidomos të infektimit tim pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, që natyrisht nuk është rasti i vetëm, raportohen e janë në studim mjaft raste të tilla në botë.

Unë jam një prej atyre që u infektova, ndryshe e pësova. Por sigurisht falë dozës së parë të vaksinës, studimet e provojnë, e kalova më lehtë sëmundjen”.

“Ndaj ju këshilloj të gjithëve, të infektuar e shëruar, të vaksinuar apo në proces vaksinimi, duhet ende shumë kujdes. Kujdes, kujdes, kujdes, maska, distanca fizike dhe higjiena janë dhe do të jenë të domosdoshme deri në fund të kësaj pandemie. Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet kujdes”, – tha Pipero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME