Categories Showbiz

“Jam në gjyq me dajat”, Donaldi rrëfen historinë e familjes

Gjatë një bisede me disa nga banorët e shtëpisë, ditën e sotme Donald Veshaj ka ndarë një detaj brenda “Big Brother VIP” që lidhet me disa cështje familjare që nuk i pati ndarë më parë.

Gjatë bisedës së konkurrentëve, ka nisur diskutimi që lidhet me përplasjen e Donaldit me Iliri Shaqirin, si rrjedhojë e ngacmimeve të njëpasnjëshme të Antonelës.

Ishte ajo që iu referua Ilirit si “të dashuruar pas Donaldit” dhe që “i shkëlqejnë sytë sa herë flet me të”. Kështu, gjatë bisedës, aktori tregoi se kishte të hapur një proces gjyqësor me disa familjarë.

“Pse nuk dua të flas unë me Ilirin? Mua më pëlqen të flas me Ilirin. Kur po flisnim atë ditë atje më morën tek “Dhoma e rrëfimit” e më thanë ‘Çne ti me Ilirin?’ I thashë ‘Po unë nuk i kam ndarë tokat me të në Rradhimë. Tokat në Rradhimë m’i kanë marrë dajat e babit, i kam ndarë me dajot e babit. I kam hedhur në gjyq.

Me ata nuk flas…Po do i marr unë tokat!’”– është shprehur ndër të tjera aktori i humorit. K onfliktet midis dy banorëve, Ilirit dhe Donaldit, kanë nisur pothuajse që në fillim të garës, ndërkohë që të dy ata janë konsideruar si konkurrentë mjaft të fortë, finalist dhe pretendentë për cmimin e madh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME