Stjuart Smakaj, autori i vrásjes áksidentale të Gledis Krajës që trónditi qytetin e Shkodrës nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2015, pati përplásje me fórcat pólicore ku përmendi emrin e të afërmit të tij Mehdi Ivzikun për të shpëtuar nga duart e efektivëve.
Ai së bashku me tre persona të tjerë u ákuzuan për “Kundërshtim me fórcë të fórcave të rendit” dhe “Prishjes së qetësisë publike”. Në shoqërim e sipër nga pólicia, Stjuart Smakaj, kërcënoi me jetë efektivin e pólicisë duke i thënë se: “…jua q…ropt, motrat, unë ju vrás të gjithëve, jam nipi i Mehdi Ivzikut etj..”. Në dëshminë që ka treguar pólici Idlir.V në tetor të 2015 ai ka treguar se është góditur me grushta dhe kundërshtuar me fórcë e ófenduar réndë.
Efekti i pólicisë Shkodër tregon se rreth orës 00:45 kemi kaluar përsëri në patrullim në atë zonë së bashku edhe me patrullën tjetër të përbërë nga Sokol Xhabija dhe Xhevahur Alija. “Kur shkuam aty pamë se aty ishin përsëri ata personat, por ishte bashkuar edhe një i katërt dhe po bërtisnin me zë të lartë. Ne i bëmë thirrje atyre që të uleshin poshtë por nuk pranuan. Në këto kushte ne hymë në ndërtesë dhe u afruam afër atyre.
Kur u afruam afër atyre pamë se dy prej tyre qëndronin në këmbë,ndërsa dy të tjerë ishin të shtrirë në një dyshek, që ishte përtokë. Ne patëm dyshime se mos ndoshta mund të kishin ndonjë send të kundraligjshëm dhe i kërkuam personave që ishin të shtrirë, që të çoheshin dhe të shikonim poshtë dyshekut. Në fillim ata kundërshtuan me fjalë duke thënë se:“…pse të çohen, ca pune keni ju, po të mos çohem çfarë bëni ju, mos na e rruani fort k…” etj, por më pas njëri prej tyre (që më pas e identifikuam si Nikola Curgu), filloj të gríhej.
Në momentin kur Nikola po ngrihej, personi tjetër që ishte i shtrirë (i identifikuar më pas si Stjuart Smakaj) filloi të na shante me fjalë banale nga familja duke sharë “…jua q…ropt, motrat, unë ju vrás të gjithëve, jam nipi i Medi Ivzikut etj..” dhe filloi të na shtynte dhe të bértiste. Ne u munduam ti qetësonim dhe kërkuam përfórcime të tjera. Aty filloi një zénkë ndërmjet tyre dhe nesh ku Stjuart Smakaj në fillim më ka góditur njëherë me grusht në fytyrë në pjesën e hundës dhe më pas ka góditur edhe Xhevahir Alinë në pjesën e ballit si dhe ka shtyrë me fórcë Redianin dhe Sokolin. Nikola Curgu ka pasur në dorë një send që më është dukur si levë ose çelës anglezë dhe e di se njëherë më ka góditur në shpinë, por nuk e kam fiksuar mirë nëse më ka góditur me grùsht apo me levë.
Personi tjetër I identifikuar më pas si Noel Bajrami e kam pare se ka shtyrë fórt që të gjithëve ne, ndërsa personi i fundit i identifikuar më pas si Albert Merturi nuk ka qenë shumë aktiv dhe është munduar që të qetësojë shokët dhe të na ndante. Pas gjithë shtyrjeve me ta, edhe pse nuk pranonin dhe kundërshtonin me fórce dhe u përplásëm për muresh me ta (ku mua dhe më grísur këmisha e punës) ka ardhur edhe patrulla tjetër (e përbërë nga Afrim Saloviq, Afrim Alushi dhe Mario Ibro) dhe më ndihmën edhe të tyre kemi arritur ti ulnim në pjesën e poshtme, ti prángosnim dhe ti fusnim në makina me qëllim shoqërimin e tyre. Në momentin kur i kemi futur në mjet ka ardhur edhe një person tjetër që ishte babai i Stjuart Smakaj dhe na oféndoi dhe kërcénoi se “…po ma preku ndokush djalin tim, do ja q….ropt më të mirit”. Më pas kemi bërë shoqërimin e të katër personave së bashku me Halil Smakaj, babai i Stjuartit”, deklaroi efektivi.
Për këtë ngjarje, Smakaj dhe shoku i tij Nikola Curgu u dénuan me 2 vite bùrgim, Noel Bajrami me 1 vit bùrgim dhe Albert Merturi me 3 muaj bùrgim.
Kush është Mehdi Ivziku? Hera e fundit kur pólicia ka mësyrë në banesën e Mehdi Ivzikut, dhe e ka shoqëruar këtë të fundit në pólici ka qenë periudha mars 2019, kur Ivziku, është marrë në pyetje lidhur me vrásjen e dy vëllezërve, Brahim dhe Astrit Bilali.
