Traineri i Flamurtarit në basketboll për femra Viron Toska ka lëshuar akuza ndaj FSHB ,pas vendimit që kjo e fundit ka marrë për të mos njohur asnjë rezultat apo titujt kampion të këtij sezoni. Në një deklaratë për mediat traineri Toska ka theksuar se klubet tashmë do të kërkojnë dëmshpërblim financiar ndaj FSHB, për atë se cfarë kanë shpenzuar gjatë gjithë vitit sportiv, ndërsa duhet që vetë federata të mos kishte dalë në këtë vendim, në ndryshim nga të gjithë vendet e tjera
Toska ka theksuar se titulli kampion i takon Flamurtarit në basketboll për femra, ndërsa akuzat e tij kanë ardhur edhe ndaj anëtares së FSHB Edra Elibegaj, që në pamundësi të faktit që ekipi, i cili drejtohet nga motra e saj të dalë kampion,ndërhyn për të bërë zero një vit të tërë sportiv .Toska ka theksuar se do të kërkohet me forca në ansamble ,ndryshimi i këtij vendimi që është krejtësisht i pakumtimtë dhe dëmton vec sportin
