Categories Lajme

“Jam shtatzënë dhe u ndava se më bëtë kriminele”, blogerja shqiptare akuza të rënda mediave britanike

Blogerja shqiptare Ion Daci ka reaguar pas artikullit të mediave britanike, ku shruanin se ajo përdorej nga bandat për të reklamuar pasaportat false për hyrjen ilegalisht të shqiptarë në Britaninë e madhe.

Ajo ka shpërndarë në rrjetin social TikTok bisedën e zhvilluar me gazetaren britanike duke i treguar se i kanë shkaktuar krisje në marrëdhënien me partnerin, teksa është në pritje dhe të një fëmije.

25-vjeçarja Ion Daci gjatë bisedës shpjegon se nuk ka asnjë lidhje me personin që ka faqen që merret me pasaporta dhe karta bankare, por thjesht donte ta ndihmonte për të fituar ndjekës.

Ion Daci: Thjesht shpërndava faqen. Më kërkoi ta ripostoja. Çfarë do të thuash pse e shpërndava faqen e tij? Ma kërkoi! A ke llogari në Tik Tok? Nëse do isha gabim, pse s’ma thotë policia?

Gazetarja: Ule zërin.

Ion Daci: Nuk mund ta ul zërin sepse së shpejti do sjell në jetë një fëmijë dhe më bëtë të ndihem si kriminele. Ju as nuk u përpoqët të më kontaktonit. Thotë se kush dëshiron patenta apo karta banka ta kontaktojë. Nuk e njoh, ishte thjesht një postim dhe e cilësoni si kriminele. Lëre këtë, po jeta luksoze? Ku e patë jetën luksoze? Ju mendoni se policia nuk do më fuste në burg nëse do isha duke e bërë atë gjë?

Telefoni im po hetohet se nuk kam asgjë të bëj me këtë dhe nëse kam fshirë diçka, do e zbulojnë. Jetoj në Britani dhe kam çdo gjë zyrtare. U ndava nga i dashuri im prej këtij lajmi dhe dua të kem emrin tim mbrapsht. Nuk e dija sa serioze ishte kjo. Nuk e dija që do të bëhej kaq e madhe. Se kuptoj pse duhet të bëhem kriminale për këtë gjë?

Gazetarja: Ti po thua që është normale të kesh karta bankare?

Ion Daci: Ti po bën punën e policit tani?

Gazetarja: Ti po thua që është normale.

Ion Daci: Këtë më pyeti dhe policia. Unë dua që të më tregoni çfarë do të ndodhë. Nuk keni pse më bëni këto pyetje. Unë mendoja se ishte normale. Më tha një vajzë që bën foto, a mund ta postosh që të bëj ndjekës? Po patjetër i thashë. Ishte i njëjtë si ky rast.

Gazetarja: Pra donit thjesht ta ndihmonit?

Ndërkohë ka patur dhe një reagim për ndjekësit e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME