Categories Lajme

Janar-prill, të ardhurat në buxhet llogariten 133 miliardë lekë

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë katërmujorit të parë të vitit 2020 llogariten 133 miliardë lekë. Sipas raportit mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat e mbledhura gjatë katër muajve janar, shkurt, mars, prill rezultojnë me një ulje prej gati 5 miliardë lekësh krahasuar me të ardhurat e mbledhura për katërmujorin e parë të 2019-s, ku u mblodhën 149.2 miliardë lekë në buxhet. Ulja e të ardhurave erdhi për shkak të masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e infeksionit COVID-19.

Nga tatimet dhe doganat gjatë 4-mujorit të 2020-s, u mblodhën 85.5 miliardë lekë, ndërsa nga pushteti vendor 5.6 miliardë lekë. Ndërkohë shpenzimet e realizuara gjatë kësaj periudhe llogariten 146.6 miliardë lekë nga 549.3 miliardë lekë që planifikohet të shpenzohen gjatë këtij viti. Gjatë katërmujorit të parë të 2019-s u shpenzuan 146.2 miliardë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME