Categories Lajme

“Janë nja 5 të tjerë, kam marrë kredi…” I riu zhvat 15 mijë Euro për pasaportë bullgare. Emri

Në 24 Tetor 2023, “Stop” transmetoi denoncimin e një qytetareje ndaj zonjës Lumturie Gjana, mësuese kuzhine në AKPA.

Qytetarja i kishte dhënë 8850 Euro për dy pasaporta bullgare. Prej 9 muajsh zonja Gjana vetëm e mashtronte qytetaren, duke mos i dhënë as paratë e as pasaportat.

Një tjetër denoncim ka ardhur me premtimin e pajisjes me pasaportë bullgare nga shtetasi Blerim Daci.

Denoncuesi tregon se ka dhënë 15 mijë Euro dhe do të jepte edhe 15 mijë të tjera, kur të merrte pasaportën.

Denoncuesi: Kam kontaktuar me të. Kishte postuar që bëjmë pasaporta bullgare origjinale. Ky sjell edhe Lekë nga Anglia për në Shqipëri me përqindje. Thashë ta takoj nga afër që të njihem me të se kush është.

Gazetarja: Cila ishte biseda që bëtë nga afër me këtë shtetas?

Denoncuesi: Biseda ishte për pasaportën bullgare. Kushtonte 35 mijë Paund. Mua ma la 30 mijë Euro. Gjysmat ia dhashë para dhe gjysmat pasi të merrja pasaportën bullgare. Më tha brenda një afati 4-mujorsh ti do marrësh një kartë identiteti bullgare dhe pas 6 muajsh të tjera pasaportën dhe do dorëzosh lekët e tjera. 15 mijë Euro ia dhashë. Ka qenë muaji Shtator të vitit që ka kaluar. U bë 1 vit që merrem me këtë histori. I shkoj tek shtëpia, krijojmë debate për punë lekësh, më shtyn data.

Denoncuesi: E ka pranuar babai i Blerimit. Babai i Blerimit quhet Hashim Daci, më ka firmosur me letër. Unë kërkoj të marr hakun tim, djersën time.

Gazetarja: Jeni më i interesuar për pasaportën bullgare?

Denoncuesi: Ore nuk e dua fare.

Pasi mori shumën, Blerim Daci nuk u përgjigj më, ndërsa në skenë hyn babai i tij, Hashim Daci, që me anë të një deklarate, pranon borxhin në vlerën 10 mijë Euro.

Hashim Daci: Kam nja 4-5 të tjerë, punë letrash, që jam detyruar me hy me marrë kredi. Si X janë dhe 5 të tjerë. Njani ka 12, njani ka 5, njani ka 20. Kam marrë nja 150 Euro kredi të laj borxhet, derisa të vijnë fondet e mia. Kaq!

Hashim Daci: Hajde të zyra, ta lëshoj me firmë e më vulë unë! Borxhin e Blerimit te zyra ime!

Denoncuesi: Te cila zyrë?

Hashim Daci: Te zyrat e mia! Në Kamëz!

Për kthimin e parave u shtynë afatet shumë herë e data e fundit ishte 30.11.2023.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME