Categories Lajme

Janë rritur pa baba, Samir Mane ndihmon dy motrat: Do t’u gjejmë shtëpi për mamanë e tyre

Biznesmeni dhe presidenti i grupit “Balfin”, Samir Mane, ka premtuar se do të ndihmojë dy motrat Gentiana dhe Ilda Marku të cilat janë rritur pa baba dhe vetëm me sakrificën e mamasë së tyre.

Historia e motrave Marku u tregua nga vetë ato në rubrikën “Ka një Mesazh për Ty” në emisionin E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Biznesmeni Samir Mane po dëgjonte nga ana tjetër e murit ndarës historinë prekëse që rrëfyen motrat.

Presidenti i grupit “Balfin” u shpreh Gentianës dhe Ildës do t’i gjejë një shtëpi për mamanë e tyre, pasi ende jetojnë në banesë me qira.

Samir Mane: Emocionuese në shumë dimensione, e para humbja e një 29-vjeçari babai i dy gocave. E dyta humbja e një polici në detyrë për shkak të detyrës së vetë. Padyshim e kuptoj maksimalisht emocionin e vajzave.

Ardit Gjebrea: Të mendosh që 1 vjeç pa baba. Ajo që më preku ishte festimi i ditëlindjeve që ajo nuk e kuptonte. Ditëlindjet mendonte se festoheshin kur shkon në shkollë se kishte motrën më të madhe dhe nuk e dinte pse nuk festohej dot ditëlindja e saj…

Samir Mane: E gjitha ishte një gjë shumë emocionuese, kështu që unë jam i sigurtë që histori të tilla ka, të dhimbshme.

Ardit Gjebrea: Çfarë mund të bëjmë për këto dy vajza, për këtë familje? Mua më erdhi shumë mirë kur dëgjova se ministri Çuçi i ka ndihmuar me aq sa mundej.

Samir Mane: Vajzave do i gjejmë shtëpinë për mamin e tyre, atë që dëshirojnë ato.

Ardit Gjebrea: Që në fillim kur të prezantova si një shok të mirë në nevojë, kështu që nuk e kisha vetëm shok i mirë i imi. Por i të gjithë shqiptarëve se të mendosh 5,000 familje që janë të punësuara dhe marrin të ardhura, ndërkohë që foli për papunësi. Të gjithë bashkë, është një #hashtag që unë mendoj që e kam thënë në fillim ‘të gjithë bashkë mundemi’. Secili në atë gjënë e vetë, ministri me punësimin, ne me programin, pastaj vini ju me fondacionet që keni i krijoni një komoditet dhe jo pa qëllim unë ju ftova për këtë rast. Mbi të gjitha nëse e vutë re këto dy vajza kishin shumë dinjitet, ishin vajza dinjitoze. Ka familje në nevojë që fillojnë e qajnë atë hallin e tyre, ndërkohë që ato treguan pamundësinë e tyre ekonomike, pasigurinë për të paguar qeranë e mamasë së tyre. Dinjiteti i tyre ishte mbreslënës.

Samir Mane: Sado pak të ndihmojmë edhe në këtë rast ose edhe me raste të tjera që ne e bëjmë në mënyrë të përditshme tashmë, mundohemi t’iu gjendemi njerëzve në nevojë duke plotësuar dëshirat e tyre duke ndimuar ato me aq sa mundemi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME