Categories Lajme

Janë zbardhur të tjera detaje nga dosja “Metamorfoza”, ku me urdhër të SPAK janë lëshuar 15 urdhër-arreste

Janë zbardhur të tjera detaje nga dosja “Metamorfoza”, ku me urdhër të SPAK janë lëshuar 15 urdhër-arreste, 6 për të cilët janë ekzekutuar. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që akuzohen për vrasje dhe tentativë vrasjeje.

Në dosjen e SPAK zbardhen bisedat e prokurorit Xhevahir Lita, i cili gjatë kohës që ka qenë me detyrë në prokurorinë e Shkodrës ka ndihmuar Behar Bajrin, me të cilin kishte bashkëpunuar disa herë, për ta liruar nga paraburgimi.

Gjithçka bëhej për përfitime të paligjshëm të shumave monetare. Bajri akuzohet për vrasjen e shtetasit Gjin Ndoji më 9 gusht të vitit 2020, thotë Balkanweb.

DOSJA

Me datë 08.06.2020 prokurori Lita komunikon me dikë dhe pohon se “Bardhi” e ka vënë në dijeni që më 7 qershor do të mbahej gjyqi për Bajrin, dhe se t’i thoshte atij që; të rri rehat pasi të enjten, 11 qershor, del. Lita i ccon një mesazh;”…Po fola me Bardh me tha qe ja kam thon qe dje qe po shtyhet…Dhe do ja len enjte…Bardhi me tha i kam then shoqes lop…Dhe Bardhi tha qe; thuj terri pa merak se del te enjten…Te enjten thu del…C dosje tjer me shok se skan cbjen…Se te kishin se leshonin asmer….”.
Në lidhje me bisedat e kësaj date, rezulton se më datë 8 qershor, në Gjykatën e Apelit Shkoder është shqyrtuar ankimi Behar Brajoviq dhe kjo seancë në Gjykatën e Apelit është shtyrë për në datën 11.06.2020 ora 1150 për shkak se ndodhej në kushtet e mos formimit të trupit gjykues të përbërë nga Selim Kryeziu relator, Valbona Vata anëtare dhe anëtar Aleks Nikolli cili ka qenë me raport mjekësor.

Dyshohet se Bardhyl Mavraj djali i xhaxhait të Behar Bajrit, ka njoftuar Jorida Muratin për shtyrjen e seancës gjyqësore. Gjatë vazhdimit të kësaj dite, ai ccon një sms; “…ajo nga i ka ardhe me te future…a ke bere gje se nuk po shoh pozitivitet…al qe me the mua se po shkoje takoj ika bere bisht i kishte thene atij shokut tim ka problem…”. Ne këtë datë Mavraj flet për një çështje tjetër gjyqësore dhe mundohet t’i japë shpjegim për ecurinë e kësaj çështje, duke i dërguar mesazhet “…Lazri ka kerkuar koh… Ka marr raport Lindita…Ne trup esht Aleksi qe ka marr raport…Lindita qe mori raport..”.

Po ashtu Mavraj flet dhe për një akt ekspertimi balistik krahasues dhe dërgon një mesazh: “…akti i ekspertimit qe nuk kuptohej e kane bere te pakuptueshem…” dhe “Qe gëzhojat jane te qitura nga e njejta arme…Nuk eshte e vertet… Vetem nese e kane manipuluar. Sepse sistemi ben krahasimin automatik te gezhojave…Si shenjat e gishtave…”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME