Categories Bota

Japonia blen një ishull për trajnimet ushtarake amerikane

/ATSH-AFP/ – Japonia njoftoi sot se do të blinte një ishull të pabanuar, në brigjet jugperëndimore të vendit, për 132 milionë euro, për të vendosur aty një qendër stërvitore për ushtrinë amerikane. Tokio dhe Uashingtoni ranë dakord në vitin 2011 për ta zhvendosur këtë qendër për trajnimin e pilotëve të avionëve ushtarakë amerikanë drejt ishullit të Mageshimas, që ndodhet 30 kilometra nga brigjet e ishullit jugor të Kyushusë.

”Një marrëveshje u arrit të premten mbi blerjen e Mageshimas, pas diskutimeve mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë imobiliare që posedon pjesën më të madhe të ishullit”, theksoi zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga. Operacionet për stërvitjen ajrore amerikane po zhvillohen aktualisht në ishullin e Iwo Jima me rreth 1 200 kilometra në jug të Tokios.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME