Categories Showbiz

Jasmina i del në krah Hysenit

Alvisa dhe Hysen janë për momentin në qendër të gjithë mediave rozë dhe reagimet nuk kanë munguar nga njerzit e thjeshtë me komentet e tyre, por sidomos kanë marrë vëmendjen dhe reagimet e ish-konkurrentëve rreth situatës.

Jasmina e shtroi këtë çështje gjerë e gjatë në rrjetin social Instagram dhe ajo që të bën përshtypje është perspektiva ndryshe që solli rreth ngjarjes, pasi ndryshe nga shumica e opinionit publik ajo NUK e mbështet Alvisën.

Vura re që Alvisa i largohej çdo pyetjeje duke e deformuar thelbin e gjësë.
Pashë që kishte shumë mashtrime të cilat as ata vet nuk po i vinin dot në rend.
Ai e do dhe e kam besuar në çdo fjalë që ka thënë, më vjen shumë keq që situata mori këto lloj ngjyrimesh.
Gjatë lidhjes me të vërtetë mund të kenë pasur konfrontimet e tyre dhe jo çdo gjë ka shkuar vaj, po ç’na intereson ne se ç’ka bërë Hyseni me Alvisën kur kanë qenë të lidhur? Është e tmerrshme ajo që mund të ketë kaluar vuajtje dhe çdo gjë që rreshtoi në fund por ç’lidhje kishte si është sjellë Hyseni me Alvisën para 6 muajsh kur thelbi ishte që ajo vazhdonte mbante kontakt të vazhdueshëm dhe frekuentohej me të?, ka shkruar ajo.
Jasmina gjtihashtu vazhdoi mendimin e saj:

Nëse do ngriheshim për kauzën ndaj dhunës së një femre Alvisa të kishte folur që në momentin e parë që ai është kthyer në jetën e saj nëse ndihej e kërcënuar. Ja nëse Hyseni nuk dilte kurrë të konfrontohej ajo ç’do bënte nëse do zgjidhte Bashkimin jashtë? Do i thoshte Bushit po e mbaj për publikun. Ju lutem janë budallallëqe dhe unë nuk s’pashë asnjë emocion në sytë e asaj femre kundrejt gjithë atyre akuzave. Nisi të qaj vetëm kur foli për të kaluarën. Kam qenë vetë në një marrëdhënie TOKSIKE që më dukej se s’kishte shpëtim, po në moment që e kam mbyllyr dhe s’ka qenë më as ndjenja në mes, as respekti, ai njeri as sytë s’mi hidhte dot më.
Alvisa vet e ka dramatizuar situatën deri në këtë pikë dhe me voicet që kam dëgjuar më vjen shumë keq po çfarëdo që të ketë bërë ai djalë nuk na përket ne, por atyre të dyve.
Ne na intereson ai program nga ku kemi dalë që janë duke e bërë si bank që jep veten tënde dhe tërheq follow dhe like. ,- ka dhënë këndvështrimin e saj Jasmina.

Ish-konkurrentja e Për’puthen gjithashtu tregoi se ‘kam mbajtur pistoletën në kokë dhe sërish se kam përdorur në asnjë moment për të justifikuar gabimet e mia. Jemi të rritur të mbajmë përgjegjësi për veprimet tona.”

Ajo gjithashtu ju drejtua publikut:

Mos harroni diçka: Nuk na përket ne lidhja 3-vjeçare e Alvisës me Hysenin. Ajo ishte e tepërt çka u fol aty sa më dukej vetja mua e ulët ti flas ato biseda me shoqet e mia, jo lekët, jo makina, jo më para 1 Shqipërie për të tërhequr vëmendjen që e kanë bërë paçavure aty brenda e mirë dashurinë që s’janë duke e gjetur, por as veten s’po e duan më. Jo vetëm femra dhunohet sot! Sot shkelen me këmbë dhe meshkujt me ndjenjat e tyre dhe u bëhen poshtërsi nga më të ndryshmet. Fjala femër ka peshë të madhe dhe duhet mbajtur me dinjitet. ,- ka shkruar ndër të tjera

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME