Categories Lajme

“Je djalë i mbarë, por në partinë e gabuar”, Meta rrëfen si ia doli të siguronte studime në Moskë pasi u zgjodh deputet. Çfarë i pengoi planet

Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer përpjekjet që bëri për të shkuar jashtë vendit për studime pasi u zgjodh deputet në Mars të vitit 1992. Në një intervistë për “Opinion”, Meta rrëfen bisedën me Dritëro Agollin,  i cili i tha se ishte në partinë e gabuar dhe i referohet Partisë Socialiste, por i siguroi një takim me ambasadorin rus të asaj kohe. Pavarësisht se çdo gjë ishte në rrugën e duhur, Meta nuk ia doli të studionte në Moskë pasi iu hoq imuniteti.

“Pasi u zgjodha deputet, pas marsit të vitit 1992, bëra disa përpjekje dhe bëra disa aplikime përmes ambasadave këtu, një nga ato edhe hungareze sepse mundësitë ishin të pakta për një informacion dhe një ditë i them Dritëroit kur ishim në parlament dhe një prej këtyre të ambasadave që ishin në llozhë: ‘Nuk më priti mirë fare se i çova një kërkesë për të studiuar e për të bërë një specializim’. E më tha që ‘ti je djalë i mirë, por je në parti të gabuar’.

Më tha, hajde se kam mik ambasadorin rus. Në fakt, disa shokë e shoqe të shkollës kishin shkuar në Rusi. Shkuam e bëmë një bisedë me të, u tregua i disponueshëm, por pas disa muajsh ndodhën ngjarjen e Poliçanit kur mu hoq imuniteti dhe nuk shkoja dot. Marrëveshja ime me drejtuesit e PS ishte kjo, e para unë nuk duhet të bëhesha deputet, e dyta, edhe nëse do të bëhem do të iki për studime jashtë vendit, kështu që nuk e bëj dot”, tha Meta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnje-Berat/ Makina përfundon në kanal, asnjë person në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Kashtbardhë. Një makinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Kush janë drejtuesit e Policisë së Sarandës që u arrestuan nga operacioni “AMP”

Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Gëzim Bashllari, është arrestuar këtë të premte në kuadër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME