Categories Lajme

“Je këllirë, të kall datën!” Me zërin duke u dridhur, flet 9-vjeçarja: Mësuesja më godiste…

Në shkollën 9-vjeçare në Memaliaj, pas rastit të dhunës brenda institucionit, autoritetet kanë shtuar masat.

“Pas ngjarjes së ndodhur në ambientet e kësaj shkolle nuk lejohet që të hyjnë as familjarët për të marrë nxënësit e tyre. Janë shtuar masat si nga stafi i kësaj shkolle, me roje, por edhe nga ana e policisë”.

Vajza 9-vjeçe ka ndryshuar klasë duke mësuar me një tjetër mësuese. Ajo thotë për Klan News se prej 3 vitesh mësuesja Mirela Hila e dhunonte dhe e bullizonte në klasë.

“Qëkur kam filluar shkollën ajo më rrihte, më ofendonte derisa një ditë erdhi gjyshja edhe i tha që mos të më rrihte më. Ajo gjeti mënyrë tjetër pastaj, më ofendonte më thoshte je bërë si këllirë. Më thoshte të kallet data të të afrohesh”.

Diçka të tillë e pohojnë edhe nxënës të tjerë të klasës.

“Mësuesja e ofendoi dhe e ngriti në dërrasë, i tha që ti je pise, je këllirë, nuk lahesh. Vjen gjithmonë pis, të vjen erë”.

Gjyshja e cila kujdeset për vajzën thotë se është ankuar edhe herë të tjera për mësuesen, por nuk janë marrë masë.

“Kam 3 vjet rresht ankohem te mësuesja, drejtoresha. Më rrahin vajzën, ma ofendojnë. Mësuesja i thotë që t’i vjen erë kërmë, më vjen për të vjellë kur të afrohem, më vjen të të çaj më dhëmbë”.

Ndërkohë tezja e 9-vjeçares e cila u përfshi në sherrin me mësuesen tregon për atë se çfarë ndodhi brenda shkollës.

“Më ka ardhur mu përpara surratit, agresive, më ka thënë fjalët nga më të këqijat. Unë në ato momente që kam qenë aq e stresuar dhe shikoj një njeri që më mbërthen si kuçedër, ku unë po kërkojë të drejtat e një fëmijë që po i binte të fiktë në duart e mia nga frika. Në atë moment e pështyj mësuesen, dhe i them të të vijë turp ty, këtyre këtu vërdallë dhe kujtdo që të ka futur ty mësuese, se ti vetëm mësuese nuk je. Kriminele, patjetër që ta mbash emrin, por mësuese jo. Në atë kohë, më godasin. Kur më godasin e kam shtyrë mësuesen te gjoksi, së më kanë mbajtur të tëra, e kam lëshuar dorën dhe e kam shtyrë mësuesen tutje”.

Por sipas drejtorit të Zyrës Arsimore nuk ka patur informacion për rast dhune brenda shkollës.

“Nuk ka pasur, më erdhi befasishëm ky njoftim, sepse nuk kemi pasur asnjë njoftim zyrtar, por as në rrugë të tjera informale, për ushtrim dhune në çfarëdolloj forme qoftë. As nga familjarët e saj, as nga mësues apo nga komuniteti i shkollës”.

Për rastin reagoi edhe Ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila shprehu indinjatën për dhunimin e mësueses.

Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME