Categories Lajme

“Je nji djal që se bon nona të dytë”/ Gruaja e mbetur e ve përlotet kur merr çelësat e shtëpisë së re nga Veliaj dhe Rama

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin sot në Zallherr, ku 4 familje të tjera morën çelësat e shtëpive të reja pas shkatërrimit që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Prenda Zmalaj, e cila vetëm pak kohë më parë humbi bashkëshortin e saj, ishte dhe një prej kryefamiljareve që mori sot çelësat e shtëpisë së rindërtuar. “Je nji djal që s’e ban nëna më mirë”, falenderoi ajo.

“Ju falënderoj Kryeministër! Falënderoj kryetarin e Bashkisë që më ka përkrahur! Një falenderim njësisë! Mos të kishit qenë ju, do isha pa shpi akoma. Tani që jam dhe në vetmi, mbështetja juaj më ka ndihmuar shumë”, tha Prenda.

Pjesë nga biseda mes Kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj dhe Prenda Zmalajt: Veliaj: Prendë si je? Erdhëm prapë! Prenda: Je nji djal që s’e ban nëna më mirë. Veliaj: Bashkë me shokë. E di që ke vuajtur shumë … Rama: Ngushëllime për bashkëshortin! Prenda: Faleminderit! Veliaj: I tregova kryeministrit. Herën e fundit që kemi qenë, ishit bashkë me bashkëshortin. Rama: Prendë, çfarë vitesh ke ardhur ti në Tiranë? Prenda: Në vitet ’90.

Me origjinë jam nga Puka. Prenda: Falenderoj z. Kryeministër që më dha mundësinë e më bëri me shtëpi. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që më ka përkrahur! Një falenderim njësisë! Mos kishit qenë ju, unë do të isha pa shtëpia akoma. Veliaj: Kryetar, ka qenë një shtëpi shumë e varfër. Aktualisht në Zall Herr po mbarojnë 47 shtëpi, ndërkohë që plot 1000 familje të tjera do ta gëzojnë Vitin e Ri në shtëpinë e re.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME