Categories Showbiz

“Je ylli më i bukur mes miliarda yjesh”/ Lot dhe emocione, betimet që i dhanë njëri-tjetrit Klea dhe Elgiti

Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë  tyre disa vjeçare të dielën.

Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë.

Elgiti: Ne kemi zgjedhur të jemi bashkë dhe jo vetëm për dashurinë, për të hedhur çdo herë një hap më shumë. Ti e di çfarë je për mua, je ylli më i bukur mes miliarda yjesh që shkëlqen më shumë se kushdo. Ti kudo ku shkel bën dritë, jo vetëm se je shumë e bukur, por se ke një zemër që ndriçon, ti je muzika, je frymëzimi, je çdo fjalë e bukur.

Klea: Zihemi edhe ne si të gjithë ata që duhen fort, por sot jemi këtu për të thënë që fati tregon se jemi destinuar për të qenë bashkë. Shpirti im e mban mend kur kërkoje diell në sytë e mi kur brenda teje kishte stuhi? Dashuria kështu është, mot i paqëndrueshëm, por u ndriçon jetën atyre që dashurojnë fort. Herë ti dielli im e herë unë dielli jot. Ma ke ndryshuar jetën sepse ke dit gjithë dashninë me ma dhënë. Çfarë kam dashur nga jeta sot i kam të gjitha. E vetmja gjë që i kërkoj zotit është të plakem me ty edhe këtë moment ta shikojmë bashkë me Kridin. Ti dhe Krid jeni bota për mua.

Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë disa vjeçare në martesë.

Artistja zgjodhi dy fustane të bardhë, një fustan saten ngjitur pas trupit dhe të dytin me copë dantelle.

Nga ana tjetër, këngëtari dhe kompozitori i famshëm zgjodhi që në ditën e dasmës të veshë kostum ngjyrë bezhë.

Në janar të vitit 2020, të veshur si nuse dhe dhëndër, Klea dhe Elgiti realizuan një set fotografik në shkretëtirën Agafay, në Marrakesh të Marokut.

Historia e tyre e dashurisë nisi rreth shtatë vjet më parë, kur bashkëpunuan për këngën “Amla”, ndërsa tashmë janë prindër të një djali të quajtur Krid, i cili një ditë më parë mbushi 3 vjeç.TCh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME