Personit më të pasur në botë iu është shtuar ende më shumë pasuria, duke arritur që të prekë shifrën e mbi 200 miliardë dollarëve (afro 170 miliardë euro). Bezos, 56-vjeçar, themeloi Amazon-in më 1994-ën, i cili zotëron 11 për qind të aksioneve të firmës. Pasditen e së mërkurës, me rritjen e aksioneve të Amazon në dy për qind, pasurisë së themeluesit iu shtuan 4.9 miliardë dollarë.
Rritja, sipas Forbes, nënkupton se që nga pasditja e mërkurës, Bezos iu shtua vlera në 204.6 miliardë dollarë. Bezos tani vlen gati 90 miliardë dollarë më shumë se personi i dytë më i pasur në botë, Bill Gates, i cili aktualisht ka vlerën e 116.1 miliardë dollarëve. Themeluesi i Microsoft, 64 vjeçar, ishte personi i parë që e arriti pasurinë në 100 miliardë dollarë.
