Categories Lajme

“Jemi një”, shqiptarët me sytë nga tragjedia, mbledhin 730 mijë dollarë për të prekurit e tërmetit

Shqiptarët në SHBA, për më pak se 24 orë mbledhin gati 1 milion dollar për të prekurit nga tërmeti.

Marko Kepi i organizatës “Rrënjët Shqiptare” në Nju Jork dhe Mark Kosmo me fondacionin “Global Albanians” në Boston folën me “Zërin e Amerikës” për përpjekjet e ndihmave nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe në botë.

Kepi tha se komuniteti shqiptar në SHBA e kanë për detyrë që t’u dalin në ndihmë shqiptarëve në Shqipëri kurdo që kanë nevojë, ndërsa tregoi se janë mbledhur mbi 700 mijë dollarë për më pak se 24 orë.

“Akoma s’janë bërë 24 orë nga nisja e iniciativës për të mbledhë para, dhe janë mbledhur rreth 730 mijë dollarë. Ne u gëzuam shumë, na u bë qejfi kur pamë shqiptarët e Kosovës që u nisën me makina drejt Shqipërisë menjëherë pas tërmetit, duke dhënë kështu kontributin e tyre. E shqiptarët që jetojnë në Amerikë nuk e kanë mundësinë të shkojnë direkt në Shqipëri e të kontribuojnë, por ky ishte kontributi i tyre. Jemi një”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Kurse Kosmo ka thënë se janë mbledhur rreth 70 mijë dollarë për rreth 24 orë.

“Shpresojmë të mbledhim 150 mijë dollarë, por kush e di. Po provojmë të mbledhim fonde edhe nga organizatat amerikane, jo vetëm nga ato shqiptare”, deklaroi Kosmo/VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME