Categories Lajme

Banori tregon çastet e para pas tërmetit

Një nga banorët e prekur nga tërmeti, nga Thumana ka treguar momentet e tmerrit, kur pallati ku ai jetonte u shemb në Thumanë. Banori në një intervistë dhënë për gazetaren Klodiana Lala në emisionin “Real Story” në “News 24” u shpreh se pallati nisi të shembej dhe gjithandej kishte zhurma.

Ai tregoi se banorët kanë nisur të bërtasin që të gjithë “ndihmë, ndihmë”, kurse u shpreh se një nga banorët Saimir Greku që ishte rëndë u mor nga ambulanca dhe se në orën 7 të mëngjesit u mor vesh se nuk ishte më gjallë.
“Kishte tym e britje. Pasi shpëtuam dolëm nga pallati dhe vajtëm te pallati i kushëririt tim, matanë tek Pëllumb Greku, që sot nuk jeton më. Aty gjetëm një fëmijë nën rrënoja. Shpëtuam fëmijën që thërriste o mami, mami. Shpëtuam edhe të ëmën, fati i mirë i saj se i kishin rënë dyshekët përsipër me gjithë copa tullash, rrënojat. Kemi shpëtuar dy vetë në pallatin tjetër. Këtu te pallati këtu, e ndjera vdiq, shpëtuam nusen e familjes Vata, kurse Sandrin që është gjallë i kemi shpëtuar. Kurse një person nuk e dimë se ku është”, tha banori

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME