Categories Lajme

Momentet kur s’i mban dot lotët. Shpëtohet me helikopter foshnja, ushtarët e mbajnë në krahët e tyre

Historitë që të përlotin nuk janë të pakta në këto ditë të vështira që po kalon vendi.

Numri i viktimave ka shkuar në 40 dhe ende raportohet për njerëz nën rrënoja.

Së fundmi këngëtarja Eneda Tarifa ka publikuar një video, e cila na prek të gjithëve. Një foshnjë ka mundur të shpëtojë nga tërmeti dhe siç shihet në videon e mëposhtme është duart e ushtarëve, të cilët po e transportojnë me helikopter.

“Lot këto 48 orët e fundit… Lot për ata që humbëm nga ky tërmet i pabesë e lot për çdo jetë të shpëtuar, e lot për heronjtë që i shpëtojnë. Ky engjëll e pati jetën e gjatë. Kur të rritet, do të shikojë këto momente e do të bëhet më i fortë, më i dashur, më i ndjeshëm. Do të kujtojë me admirim emrat e këtyre burrave të fortë e fytyrë-qeshur… Dua ti uroj bijës time dhe të gjithë shqiptarisë së solidarizuar më shumë se kurrë : Gëzuar festën e Flamurit më të bukur në botë dhe atë të 75-vjetorit të çlirimit. Jetë të gjatë Shqipërisë sonë të bukur…”, shkruan këngëtarja.

40 persona të vdekur, 658 të plagosur dhe dhjetëra të shpëtuar!

Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke.

Pas dy netësh ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet.

Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME