Categories Lajme

‘Jemi pranë jush në këtë krizë’/ Virusi vdekjeprurëse, kryeministri Rama i dërgon letër homologut kinez

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një letër homologut kinez Li Keqiang, të cilit i shpreh ngushëllimet për viktimat që ka shkaktuar koronavirusi si dhe mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kinës në këtë krizë. “Sapo i kemi mbijetuar një tërmeti të 26 nëntorit të 2019, dhe me plagët tona ende të hapura dhe jemi të lënduar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës midis njerëzve dhe kombeve në ditë sprovuese”, shkruan ndër të tjera Rama në letrën për homologun kinez.

LETRA E EDI RAMËS:

Më lejoni të shpreh solidaritetin e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë me Kinën dhe qytetarët kinezë rreth përhapjes së koronavirusit në Ëuhan, provinca Hubei. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha jetët e humbura përgjatë kësaj krize dhe shpresoj në rekuperim të shpejtë të të infektuarve. Po i ndjek zhvillimet më të fundit dhe jam i bindur se qeveria dhe qytetarët kinezë do ta kalojnë këtë situatë të vështirë.
Kam mundësinë të shpreh vlerësimin për të gjithë stafin mjekësor dhe autoriteteve që po punojnë së bashku për të luftuar këtë virus dhe për të minimizuar efektet e tij. Sapo i kemi mbijetuar një tërmeti të 26 nëntorit të 2019, dhe me plagët tona ende të hapura dhe jemi të lënduar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës midis njerëzve dhe kombeve në ditë sprovuese. Ju lutem pranoni garancinë time se qytetarët dhe qeveria shqiptare qëndrojnë pranë jush në këtë krizë.

Sinqerisht,

Edi Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME