Donald dhe Romeo Veshaj, aktorët që u bënë të njohur fillimisht nga pjesëmarrja në Al Pazar siç dhe e dimë nuk janë më pjesë e këtij spektaklit të humorit. Në shtator të vitit të kaluar Romeo dhe Donaldi deklaruan largimin nga “Al Pazar”, për të vazhduar emisionin e tyre “Treshat”. Dhe një muaj më pas Agron Llakaj foli për herë të parë për largimin e binjakëve Veshaj ku deklaroi: “Kokën mbrapa, të mos harrojnë nga vijnë, ku kanë ecur dhe ku do të shkojnë. Do t’ua kisha thënë dhe atyre, po kanë një muaj që s’më kanë telefonuar,”. Dhe kjo deklaratë e asaj kohe e Agronit u përkthye si një krisje marrëdhënie midis tij dhe binjakëve. Por vëllëzërit Veshaj kanë deklaruar të kundërtën e asaj që u shkruajt atëherë teksa ishin të ftuar në emisionin ‘Thumb On’. Romeo njëri nga binjakët deklaroi se ato ruajnë një marrëdhënie shumë të mirë me Agronin. “Më merr malli pafund për Al Pazarin dhe skenën aty pasi realisht aty u rrita. Ajo skenë më bëri ky që jam sot, më hoqi gjithë emocionet, më dha gjithë eksperiencën. Më mësoi si hidhet batuta, më mësoi të jem sportiv në skenë sa të mos dua të dal nga skena. E gjithë kjo meritë është e Gonit pasi më mesoi shumë”, u shpreh Romeo.
Më pas ata u pyeten nga moderatorja e këtij emisioni Aulona Musta: Pati hatërmbetje? ‘Kështu u shit, por shqiptarët kështu e shohin. Pati përlotje po të shikosh puntatën e parë si për ne edhe për Gonin sepse unë realisht përlotem sepse kam kaluar një pjesë shumë të rëndësishme të jetës sime aty. Marrëdhënia ime me Gonin është e fortë. Sot ndajmë shumë ide bashkë, më tregon një material i tregoj unë, shkëmbejmë ide dhe duam shumë të flasim me njëri-tjetrin. Kjo është shumë gjë e bukur’ deklaroi Romeo.

